MENU
klinika

Braktisja e mbledhjes në Bruksel

Kukan: Akuzat janë serioze por opozita me strategji të keqe

17.10.2018 - 20:30

Delegacioni opozitar braktisi takimin e 13 MSA-së në Bruksel pas përplasjeve me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Lidhur me këtë akt ka reaguar raportuesi për Shqipërinë në Bashkimin Europian, Eduard Kukan.

Sipas Kukan, strategjia e opozitës për tu larguar nuk ishte e mirë ndonëse ai vlerëson evidentimin e akuzave kundrejt Taulant Ballës, sipas tij mjaft serioze.

“Ato që ata evidentojnë janë akuza shumë serioze.

kukan-parlamenti europian-konica.al
kukan-parlamenti europian-konica.al

Dhe ata vazhdojnë të thonë që marrin gjithnjë e më shumë informacione lidhur me ato që ata i quajnë “aktivitete kriminale” të Taulant Ballës.

Por nuk mendoj, se ishte korrekte që të braktisej salla. Sado serioze të jenë gjërat, unë mendoj se kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamentin Europian.

Në këtë kuptim, vendimi i tyre nuk ishte i drejtë”.

Kukan flet edhe për deklaratën e përbashkët e aprovuar në fund të takimit me mesazhin se Parlamenti Europian i njeh problemet e Shqipërisë.

“Mesazhi kryesor i rezolutës për Shqipërinë ishte që përgëzohet fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe të procesit të Vettingut, por kërkohet vijimi i saj dhe më shumë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe drogës”.

Kukan shtoi se problem mbetet boshllëku i krijuar në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.