MENU
klinika

Sherri Pollo-Balla

Kukan ‘shuplakë’ opozitës: Sherret në Shqipëri, jo në Evropë

15.10.2018 - 18:23

Eurodeputeti Eduart Kukan ka qortuar Partinë Demokratike lidhur me sjelljen e shfaqur në mbledhjen e radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.

Pas deklaratave të deputetit Genc Pollo që sulmonte bashkëkryetarin e delegacionit shqiptar Taulant Balla, Kukan tha se këto çështje nuk mund të trajtohen në këtë formë.

Ai e konsideroi si të pavend komentin e ligjvënësit shqiptar duke apeluar që në Parlamentin Europian nuk zgjidhen këto çështje.

“Sa i takon incidentit që ndodhi këtu, dua të them që, ashtu siç tha edhe zoti Fleckenshtajn, këtu u bënë akuza shumë të rënda, por këto çështje duhet të zgjidhen në Shqipëri dhe në Parlamentin shqiptar dhe jo në Parlamentin Europian”, tha ai.

Ndërkohë, më herët edhe eurodeputeti Fleckenstain i kërkoi opozitës që të bëjë detyrën e saj.

balla_pollo-konica.al

“Por ajo që pamë sot na shkakton shumë probleme në njëfarë mënyre. Ju lutem kuptoni. Unë nuk jam prokuror. Unë nuk jam efektiv policie. Nuk jam gjykatës. Unë ndoshta mund të besoj që zoti Balla është njeri i keq, ose jo, mund të besoj edhe histori të tjera që kam dëgjuar, ose jo, por ajo që kemi vërtet nevojë janë provat.

Dhe jo se i duam ne, por prokurorët kanë nevojë për prova dhe nëse pastaj ndodh diçka dhe nëse Partia Demokratike ka plotësisht të drejtë, pastaj edhe ne do ta duhet të mendonim se si të komunikojmë dhe trajtojmë këtë. Kërkesa ime e vërtetë për PD-në është: bëni detyrën tuaj.

Shkoni në Prokurori, sigurohuni që të gjitha këto histori të shkruara, apo verbale trajtohen në mënyrën më serioze dhe nëse ka diçka ka në to, atëherë të jeni të sigurt që jo vetëm unë si Raportues, por të gjithë kolegët e mi në Parlament do ta trajtojnë në mënyrën e duhur.

Nuk është se nuk u besojmë, por është se nuk na lejohet t’u besojmë nëse nuk i nisni këto procedura normale”, deklaroi eurodeputeti.