Akoma pa u shuar jehona e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, e përfunduar me fitoren 1-0 të kampionëve në fuqi, verilindorët po bëhen gati të sfidojnë kryesuesit e kampionatit, pikërisht Partizanin, që këtë sezon ka bërë mirë deri tani.
Takimi Kukësi-Partizani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në datën 8 tetor. Si fillim, ishte menduar që takimi të luhej në orën 17:45, por duke qenë se pak ditë më vonë do të luajë edhe Kombëtarja, është ndryshuar orari.
Sakaq, klubi verilindor ka nxjerrë në shitje edhe biletat për takimin dhe vihet e një rritje e çmimit të biletave. Një biletë në sektorët A dhe B kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP kushton 1500 lekë. Në çdo sektor tjetër të stadiumit, bileta kushton 500 lekë.
NJOFTIMI I FK KUKËSI
FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e javës së tetë të Kategorisë Superiore ndaj Partizanit se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen , që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më datë 08.10.2018, ora 13:45.
Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.
Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07:00, deri në 22:00.
Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.
Pika në Elbasan, biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
Çmimet e biletave:
Në tribunën VIP kushton 1500 lekë të reja
Tribuna A dhe B kushton 1000 lekë të reja
Tribuna D-E-F, C1-C2, G1-G2-G3 të gjitha kushtojnë 500 lekë të reja”, shkruhej në njoftimin e klubit.