MENU
klinika

5 mijë euro për koncert...

“Kunja” mes këngëtarëve, kush fiton më shumë?

20.10.2018 - 23:33

Pagesat e këngëtarëve për koncerte gjithmonë ngjallin kureshtje te publiku, por këtë herë ato kanë ngjallur kureshtje edhe mes tyre.

Robert Berisha dhe Zajmina Vasjari ishin pjesë e “Shiko kush luan” këtë të shtunë, ku në një prej lojërave të programit, ata nisën edhe një debat mes tyre, se kush nga ata fitonte më shumë nga koncertet.

Zajmina pyeti Robertin se sa ishte shuma më e vogël që ai kishte shkuar në një koncert: “300 euro“, tha ai. Zajmina e pyeti sërish, këtë herë se cila ishte shuma më e madhe që ka fituar.

Roberti tha fillimisht se më mirë të mos e thotë pasi do të ketë probleme me tatimet në Kosovë, ndërsa u shpreh se ishte 3 mijë euro. “Shumë pak”, reagoi Zajmina. “Në kohën time, unë 5 mijë kisha më të ultin“, tha këngëtarja.

Por ky reagim, duket se nuk i pëlqeu Robertit, i cili reagoi: Unë e nis të hënën dhe e mbyll të dielën punën. Jo si ty, që një koncert në jetë ke bërë”, i tha ai Zajminës.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?