MENU
klinika

Dokumenti

Kur hoxhallarët dërgonin çamët në Stamboll: Janë turq!

18.10.2018 - 17:29

Në fillim vitet ’20, elita politike shqiptare mbante kontakte të ngushta me rrethet politike në Athinë për të siguruar ekzistencën e shqiptarëve në Çamëri.

Por, shteti grek kishte gjetur bashkëpunëtorë vendës se si të nxiste procesin e të deklaruarit turq, dhe rrjedhimisht shpërnguljen në Turqi, shkruan Konica.al.

Kjo zbardhet nga një letër e Hasan Prishtinës, e datës 22 korrik 1922, që i dërgonte një politikani autoritativ në Athinë:

Ju më premtuat se do të merrni masa për t’i përjashtuar nga shkëmbimi e për të mos i pranuar në Turqi myslimanët shqiptarë. I nxitur nga ky premtim po shpejtoj t’ju shkruaj sa vijon. Kemi marrë informata se dyzet mijë shqiptarë nga popullsia e Sanxhakut të Prevezës e të Çamërisë që flasin gjuhën amtare, si pasojë e propagandës edhe e nxitjes turbulluese të disa hoxhallarëve e bejlerëve fanatikë si edhe e presioneve të qeverisë greke do t’i nënshtrohen shkëmbimit“.

Në vazhdim të letrës, Hasan Prishtina i demaskon pamëshirshëm hoxhallarët e Çamërisë që nxisnin popullin për t’u larguar nga shtëpitë e tyre.

Komisioni miks në Janinë kishte dhënë vendim që këta njerëz të mos i nënshtroheshin shkëmbimit, mbasi janë shqiptarë nga origjina, por zelli sistematik i grekëve nga njëra anë dhe propaganda e veshur me petk fetar e myftiut, hoxhallarëve të cilët, duke lakmuar paratë e grekut, nuk pyesnin se marrin në qafë me mijëra të mjerë, janë bërë shkak që komisioni të vendoste për t’i shpërnglur në Turqi me çdo mënyrë”.