MENU
klinika

Akuzat për korrupsion

Kush është ish-drejtori i Burgjeve që u arrestua sot?

21.10.2018 - 18:35

Edhe pse ka rreth dy muaj që nuk e mban postin e Drejtorit të Burgjeve, problemet gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, e kanë vënë në pranga Arben Çukon.

Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burimet tregojnë se Arben Cuko dyshohet të ketë marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të një të dënuari. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një njoftimi zyrtar e shkarkoi si Drejtor Çukon me motivin e rritjes së sigurisë në burgje. Vendin e tij e zuri Stefan Çipa.

Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN