MENU
klinika

Premier League, java 8

Liverpool-City pa fitues, gëzojnë rivalët

07.10.2018 - 19:27

Nëse ka fitues mes Liverpool dhe Manchester City-t, ato janë rivalët, duke nisur me Chelsea e Arsenal, që fituan sot, për të përfunduar te Tottenham e Manchester United. Ndeshja mes Liverpool dhe Manchester City-t ka përfunduar në barazim pa gola, në një stadium të mbushur plot e përplot.

Edhe pse të dy ekipet janë të prirura drejt futbollit sulmues, në pjesën e parë u bënë vetëm tre goditje drejt portës kundërshtare, më pak se në çdo sfidë tjetër të kampionatit anglez në këtë edicion. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan disi, por gjithsesi mungoi goli.

Mundësinë më të mirë për të vendosur ndeshjen e pati Ryiad Mahrez, pesë minuta para fundit të ndeshjes, por sulmuesi algjerian humbi penalltinë e akorduar për faullin që Van Dijk shkaktoi ndaj Sane.

Goditja e Mahrez nga pika e bardhë përfundoi mbi portën e mbrojtur nga Alisson. Kësisoj, Manchester City nuk arriti të fitojë për herë të 17-të radhazi në fushën e Liverpool, ku suksesi i tyre i fundit daton në vitin 2003. Të dy këta ekipe nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN