MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Lojtari kuqezi lë pas dramën, kalon në Rumani

31.10.2018 - 14:23

Prej gati 4 muajsh po stërvitej me ekipin FC Baden, që militon në ligën e tretë zvicerane. Dhe kishte një arsye pse Naser Aliji e bëri këtë, që tashmë ka lënë pas dramën familjare që e detyroi të qëndronte disa muaj larg futbollit elitar.

Babai i tij u diagnostikua më kancer dhe humbi jetën një muaj më parë, ndaj ai refuzoi ofertat vetëm për t’i qëndruar afër babait në Baden. Por tani, sipas të gjitha gjasave, do t’i kthehet shumë shpejt fushave të blerta.

Kthimi i tij në fushën e lojës nuk do të jetë edhe aq i largët, pasi është mësuar se futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin me një klub të ri. Jo në Zvicër, siç mendohej, por në Rumani, ku e pret krahëhapur skuadra e Dinamos së Bukureshtit.

naser aliji
naser aliji

Klubi ku u bë një legjendë Sulejman Demollari, kërkon përforcime për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes e për t’u kthyer përsëri pretendent për majat e klasifikimit të kampionatit, të cilin gjatë historisë së vet e ka fituar 18 herë.

Nga Rumania bëjnë të ditur se Alijin e ka bindur trajneri Mirçea Redniç, i cili ka insistuar për të afruar mbrojtësin e majtë të përfaqësueses, i cili pritet të zyrtarizojë firmën në ditët e ardhshme. Kontrata pritet të zgjatë fillimisht deri në fundin e këtij sezoni me të drejtë rinovimi për një tjetër edicion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN