MENU
klinika

Nga The Economist

Macron me një ekip të ri/ A do të ketë sukses?

20.10.2018 - 15:57

Kohët e fundit nuk kanë qenë dhe aq të mira për presidentin francez Emmanuel Macron.

Më 2 tetor humbi ministrin e brendshëm, Gérard Collomb dhe u deshën dy javë për të gjetur një zëvendësim.

Më 16 tetor, Macron përfundimisht zbuloi ekipin e tij të ri dhe ishte një përzierje njerëzish të panjohur dhe njerëzish besnikë të Makron.

Nëse Macron po shpresonte të ristartonte presidencën e tij me një ekip të tillë, me sa duket kjo nuk ishte lëvizja e duhur. Philippe mbetet në detyrën e tij, po ashtu dhe Bruno Le Maire, ministri i financave. Një kryebashkiak nga Franca juglindore, zoti Castaner është gjithashtu një nga më të rëndësishmit e ekipit të Macronit.

Megjithatë, ekipi i ri kuptohet si një përpjekje për të sjellë gjak të freskët dhe stabilitet në qeveri. Riorganizimi ishte i kujdesshëm dhe i balancuar. Mbi të gjitha, Macron, i cili bëri fushatë si “as në të majtë dhe as në të djathtë”, ka mundur të ruajë ekuilibrin politik. 

Ai i dha punë socialistëve, të rinjve dhe atyre nga qendra e djathtë etj.

A do të jetë kjo e mjaftueshme që Macron të rifitojë ndikimin e tij? Vlerësimet e miratimit për presidentin kanë rënë nga 53% në fillim të vitit në 33% në tetor.

Katër nga tetë sondazhet tregojnë se ai është më popullor se François Hollande, paraardhësi i tij socialist, në këtë pikë në mandatin e tyre.

Figura e Macron u dëmtua rëndë këtë verë nga trajtimi aspak i mirë i një skandali në lidhje me ish-truprojën e tij dhe pastaj një sërë problemesh të tjera.

Paradoksi është se, në thelb, Macron ende po e çon vendin në drejtimin e duhur.

Charles Wyplosz, një ekonomist nga Gjeneva, thotë: “Franca po kalon një transformim të thellë… Rrugët këtë vjeshtë në Francë, kanë qenë jashtëzakonisht të qeta. Macron planifikon të reformojë përfitimet e papunësisë dhe të unifikojë dhjetëra skema pensioni në një sistem të vetëm, me të drejta të barabarta për të gjithë.”

Në shumë pak kohë Macron zhduku etiketën që të tjerët i vendosën, duke e quajtur “Presidenti i të pasurve”.
Reformat e Macron mund të ndryshojnë jetën, por do të duhet shumë kohë për të treguar rezultatet.

“Ndonjëherë, vendosmëria ime ose biseda ime e drejtpërdrejtë i ka mërzitur apo shokuar njerëzit” pohoi Macron në një televizion këtë javë.

Macron tanimë ka një ekip të ri. Nëse ky ekip do të ketë sukses apo jo, kjo varet nga vetë presidenti…

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Makronizmi,' piramidë që mbështetet në majën e saj

Çfarë po ndodh me Presidentin francez?