MENU
klinika

Çështja e Pavarësisë së Kosovës

Mali i Zi/ Presidenti Gjukanoviç refuzon kërkesën e serbëve

13.10.2018 - 19:15

Këshilli Kombëtar Serb në Mal të Zi ka kërkuar përsëri nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ta përkrah nismën për të anuluar vendimin e qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës. 

Këshilli ka nisur iniciativë për të mbajtur referendum për të anuluar vendimin për njohjen e Kosovës, pasi pretendohet se është vepruar kundër vullnetit të 85 për qind të popullsisë malazeze.

Këshilli Kombëtar serb ka kërkuar nga presidenti i Malit të Zi, e të gjitha partitë parlamentare në Kuvendi, por edhe nga të gjithë deputetët individualisht të flasin mbi kërkesën e tyre, për kushtet dhe mbajtjen e referendumit.

kolana e librave

Mirëpo, përmes një deklarate, Këshilli serb ka deklaruar se për më shumë se katër muaj nga iniciativa, as kryetari i Malit të Zi e as partitë parlamentare nuk e kanë njoftuar për asgjë.

Sipas tyre presidenti e ka për detyrë që t’i kthej përgjigje Këshillit Kombëtar Serb, pasi sipas tyre, nisma është në përputhje me ligjin në fuqi dhe Kushtetutën, në përputhje me parimet demokratike, andaj konsiderojnë obligim moral që Mali i Zi të mbështes iniciativën për anulimin e vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN