Qeveria e Maqedonisë mbrëmë ka shqyrtuar dhe miratoi propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 2018.
Këtë vendim Qeveria e solli në bazë të lëvizjeve fiskale që krijuan nevojën për përshtatje minimale të buxhetit për vitin 2018, sikurse në anën e të hyrave ashtu edhe të dalave.
Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2018 janë planifikuar në nivel prej 192.6 miliardë denarë, përderisa harxhimet e përgjithshme janë konstatuar me vlerë prej 210.5 miliardë denarë. Në suaza të këtyre të ardhurave dhe harxhimeve të planifikuara, deficiti dukshëm është më i ulët, ndërkaq në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, deficiti buxhetor është i pandryshueshëm.
Në këtë seancë qeveria konstatoi se në kushte të të ardhurave të pandryshueshme të buxhetit themelor, revidimi i projeksioneve të planifikuara iniciale të anës së të ardhurave të buxhetit.
Procedurën për ndryshime dhe plotësime të buxhetit për vitin 2018, qeveria e inicoi në këtë periudhë që të ruhen afatet në përputhje rregullores ligjore për miratimin e tij në Kuvendin deri më 15 nëntor, në rast sillet vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. /Konica.al/