MENU
klinika

Detajet

Maratona e Tiranës/ Rrugët që do bllokohen

07.10.2018 - 08:23

Edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës do të presë sot rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët do të nisin garimin në orën 09:00. Për zhvillimin e maratonës është bllokuar lëvizja në disa akse kryesore të qytetit që në orën 05:00.

“Përshkrimi i itinerarit të vrapuesve do të jetë nga fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Rruga Abdi Toptani, Rruga e Barrikadave, ndërsa në kthim do të devijohet rruga e Kavajës, Bulevardi Zogu I, sheshi “Avni Rustemi”, për të mbërritur tek Sheshi Nënë Tereza. Kjo situatë do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14:00”, deklaroi të shtunën Gentian Vocaj, shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake.

Për maratonën e sotme, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George W. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dielën, 9:00, Maratona e Tiranës

Rreth 5 mijë vrapues, detajet e Maratonës