MENU
klinika

Shkodranët harrojnë leximin

‘Marin Barleti’ po ‘vdes’

06.10.2018 - 14:17

Shqiptarët po lexojnë çdo ditë e më pak. Aryset janë nga më të ndryshmet por fakti se ne po braktisim librin është tronditës. Pak kohë më pare INSTAT publikoi një studim ku më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër dhe kjo po vertetohet çdo ditë.

Edhe në Shkodër, një fenomen i tillë ka prekur rininë. Në biblioteken “Marin Barleti” të qytetit, momentalisht janë të abonuar vetem 2300 përsona thotë drejtori Gjovalin Çuni:

Në bibloteken tonë kemi lexues të të gjitha moshave por ka edhe të rinj. Çdo ditë, tek ne qarkullojnë rreth 220 libra pra ka lexues. Numri i të rinjve po vijon në rënie pasi janë të prirur më shumë drejt telefonave dhe internetit, aty kërkojnë të lexojne. Gjithsesi jam i kënaqur pasi një pjesë e mire e lexueve janë të rinj nga mosha 15 deri në 21 vjeç, kryesisht nxënës me nota shumë të mira. Kemi 740 anëtarë të përhershem të moshave te reja. Por a duhen më shumë ? Normalisht ! Kemi nevojë për rini që lexon më shumë”

Çesk Topalli, sot 72 vjeç, është një besnik i librit. Ai tregon se që në moshen 20 vjeçare vetem lexon dhe aty gjen qetësinë e duhur:

Deri më sot, kam lëxuar qindra libra. Vij thuajse çdo ditë në biblotekë dhe marr libra, në ndonjë rast marr hua edhe nga shokët apo miqt e mi. Në moshën time nuk ke shumë opsione dhe të lexuarit vetem mirë na bën. Na krijon horizonte të reja, na bën njerëz më të mirë për shoqërine dhe qytetarë të denje. Prandaj jemi një vend i varfër. Jo vend i varfër vetem nga xhepi por nga koka. Lexojmë shumë pak. Ne kemi kafen dhe jemi ku jemi ndërsa perendimi ka librin, prandaj janë të zhvilluar.

Gjatë viteve të komunizmit, numri i lexuesve në bibloteken e Shkodrës ishte shumë më i madh.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit