Presidenti i SHBA, Donald Trump, e ka quajtur Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada, e cila pason marrëveshjen NAFTA, si “marrëveshjen e vetme më të madhe të nënshkruar ndonjëherë.” Në të vërtetë, ajo nuk është aq e mirë sa Partneriteti Trans-Paqësor, as nuk është më mirë se vetë marrëveshja NAFTA.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump vepron sikur ai të ketë marrë një fitore të madhe duke zëvendësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), me sa duket “marrëveshja më e keqe tregtare ndonjëherë”, me Marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara-Meksikë-Kanada. Por e vërteta është se, ndonëse ky rezultat është më i mirë sesa një fund i tregtisë së lirë në Amerikën e Veriut, USMCA (United States-Mexico-Canada Agreement) nuk ka përmirësim të status quo-së.
Natyrisht, kjo është zakonisht sjellja e Trump: kërcënon të bëjë diçka katastrofike, dhe pastaj rezulton që gjërat që bën nuk janë dhe aq të këqija. Kjo është ajo që bëri në situatën me Korenë e Veriut, kur ai ofendoi kreun e saj, Kim Jong-un, dhe kërcënoi “zjarr dhe tërbim” në vend. Krahasuar me konfliktin bërthamor që kërcënoi, takimi i fundit me Kim dukej si një triumf.
Për të qenë të vërtetë, emri nuk është i vetmi ndryshim midis USMCA dhe NAFTA. Katër ndryshime në veçanti kanë tërhequr vëmendjen.
Ndryshimi i parë është futja e dy masave që kanë të bëjnë me industrinë e automobilëve. Marrëveshja kërkon që deri në vitin 2023, 40-45% të prodhimit që vijnë nga punëtorët të cilët paguhen mesatarisht më shumë se 16 dollarë në orë, dhe mbi nivelet e pagës meksikane.
Kjo do të sjellë disa përfitime për disa bashkëpunëtorë amerikanë, në dëm të të gjithë të tjerëve. Jo vetëm që konsumatorët do të përballen me kosto më të larta për automobile por rritja e kostove për çelikun dhe aluminit si rezultat i tarifave të Trump, vetëm po i përkeqësojnë problemet e industrisë.
Ndryshimi i dytë i rëndësishëm në USMCA janë koncesionet e saj bujqësore, është i dukshëm, sepse të dyja Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë mbrojtur prej kohësh fermerët që merren kryesisht me prodhimin e qumshtit nga konkurrenca, madje më shumë se pjesa tjetër e sektorëve të tyre bujqësorë. Tani, prodhuesit e qumështit në SHBA do të gëzojnë disa përfitime, në kurriz të homologëve të tyre kanadezë.
Ndryshimi i i tretë i USMCA ,që ka tërhequr vëmendjen më të madhe ka të bëjë me mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. SHBA dhe Kanada ranë dakord të zgjidhnin mosmarrëveshjet ndërmjet investitorëve dhe shtetasve, të cilët shumë e kanë kritikuar sepse i kanë dhënë korporatave kaq shumë pushtet.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ranë dakord të vazhdonin procedurën e “Kapitullit 19” të NAFTA-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tjera tregtare.
Ndryshimi i katërt i dukshëm në USMCA është futja e një klauzole të tmerrshme.
Fillimisht, administrata Trump bëri thirrje për një dispozitë që kërkon që marrëveshja e re të ripërtërihet çdo pesë vjet. Pasiguria e vazhdueshme mbi mbijetesën e marrëveshjes do të kishte dëmtuar rëndë aftësinë e bizneseve për të planifikuar. Kanadaja nuk do të kishte pranuar kurrë këtë kërkesë.
Për fat të mirë, Shtetet e Bashkuara siguruan një dispozitë më pak të rreptë: USMCA duhet të rinovohet çdo 16 vjet.
USMCA përfshin shumë dispozita të tjera, të cilat do të kërkojnë kohë për tu vlerësuar.
Në fund të fundit, marrëveshja e re nuk është se është shumë më e përmirësuar se NAFTA. Por është më mirë sesa “hedhja në erë” e tregtisë në Amerikën e Veriut.
Jeffrey Frankel, një profesor në Shkollën e Qeverisë Kennedy të Universitetit të Harvardit, më parë ka shërbyer si anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomik të Presidentit Bill Clinton. Ai është një bashkëpunëtor hulumtues në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike të SHBA.