MENU
klinika

Flet presidenti i UFC

“Mayweather-Khabib? Po, por në kafaz!”

30.10.2018 - 13:25

Para 10 ditësh, Khabib Nurmagomedov, luftëtari rus i arteve marciale miksë, kampion bote në UFC-229, ftoi në duel Floyd Mayweather, kampion absolut të boksit, me 50 fitore dhe asnjë humbje. Boksieri amerikan ishte gati…

Por ai që frenon një duel të tipit Mayëeather-McGregor është presidenti i UFC-së, Dana White, i cili gjatë një interviste për televizionin TMZ ka deklaruar se, nëse boksieri amerikan Floyd Mayweather dëshiron të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov, këtë gjë duhet ta bëjë në kafaz.

Nëse Mayweather dëshiron të duelojë, është i mirëpritur nga të gjithë. Por eja të duelosh në UFC. Ne nuk dëshirojmë që kjo përballje me Khabib të zhvillohet në ring. Ne ia plotësuam një herë dëshirën. Kaq! Nëse dëshiron të duelosh, eja të zhvillosh një duel të vërtetë, në kafaz”, – tha Dana White.

Floyd Mayweather Khabib Nurmagomedov
Floyd Mayweather Khabib Nurmagomedov

Kreu i arteve marciale mikse i referohet duelit që Mayweather zhvilloi ndaj Conor McGregor në gusht të 2017-ës, ku fitoi me “KO teknik”, sfida e dytë më e ndjekur në historinë e sporteve luftarake dhe në shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Dana White nuk është kundër një përballje të dytë të madhe mes një boksieri dhe një sportisti të MMA-së, por kërkon që tashmë ajo të zhvillohet në kafaz. Në duelin ndaj McGregor, boksieri amerikan mori suksesin e 50-të në karrierën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luftëtari rus mund të pezullohet

Mike Tyson: Khabib, më i çmendur se unë