MENU
klinika

Përpunimi i naftës

Mbetjet e hidrokarbureve ndotin lumin Gjanica

17.10.2018 - 15:11

Lumi Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit është ndotur sërish nga mbetjet hidrokarbure.
Siç tregojnë këto pamje të marra sot, uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa mban erë të rëndë.

Burimi i ndotjes nuk është identifikuar, por në raste të ngjashme në të shkuarën shkak për ndotjen janë bërë shkarkimet nga uzina e përpunimit të naftës.

Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga Inspektoriati i Mjedisit apo Drejtoria Rajonale e Mjedisit.

Pak kohë më parë Bashkia e Fierit lajmëroi zbatimin e një projekti për filtrimin e ujit të lumit, paralelisht me rehabilitimin e tij.

Por rasti më i fundit tregon se niveli i ndotjes është shumë më i lartë nga sa mund të përballojnë filtrat.