MENU
klinika

Letërsia dhe realiteti

“Mbreti Lir”, “Xha Gorioi” dhe Azili i ri i Shkodrës

06.10.2018 - 18:04

Me rastin e “Ditës Botërore të të Moshuarve” me datë një tetor, u inagurua në Shkodër Shtëpia e të Moshuarve pas një rikonstruksioni të plotë. Vetë Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, shoqëruar nga Ministria e Shëndetësisë takuan të moshuarit për të cilët, sipas tyre, po kujdeseshin si dikur ata janë kujdesur për to.

Në një tavolinë të vogël mund të shquaje tre prej librave që në këtë qendër të rehabilituar prisnin të lexoheshin prej të moshuarve.

Po ta shohësh minibibliotekën, kupton se aty mungojnë dy libra të cilët ndoshta përshkruajnë fatet e shumë prej banorëve të saj: “Xha Gorioi” i Balzakut dhe “Mbreti Lir” i Shekspirit. Historitë e  trishta të këytre librave që sot janë më aktuale se asnjëherë më parë shërbejnë si pasqyrë ku reflektohet fati i të moshuarve për të cilët po kujdeset Qeveria.

Jam i bindur se mes tyre ka shumë Lira të cilët, ndonëse jo mbretër, i besojnë lajkave të ndonjë Reganie a Gonerilia dhe tremben nga sinqeriteti i ndonjë Kordeljaje. Gjithçka kanë e lënë në dorë të lajkatareve të cilat në fund, i braktisin. Por për fat të keq, Lirët e Shtëpisë së të Moshuarve nuk kan fatin e Lirit të Shekspirit. Ata nuk pranohen më as prej Kordeliave.

Mbreti Lir

Në atë shtëpi ka edhe Xha Gorio të cilët dashurinë për fëmijët e kthejnë në adhurim e në fund, gjithçka kthehet në ves. Ata nuk përfillen nga fëmijët as në shtratin e vdekjes. Në libër, mospërfillja nuk është thjesht një ves i tyre, por ves i një shoqërie që po shkon drejt degradimit moral. Ndërsa në shtëpinë në fjalë, mospërfillja është ves i një shoqërie që është thuajse krejt e degraduar moralisht.

Një shoqëri që mban në gjirin e saj njerëz të cilët prindin e shohin si pus përfitimesh dhe janë të gatshëm t’u ngrejnë pusi për përfitime, a mund të mos jetë një shoqëri e degraduar?

Nëse një ndër synimet e letërsisë është që lexuesi të gjejë veten ndër libra, me patjetër duhet që në atë Qendër për Kujdesin karshi të moshuarve të jenë edhe Liri me Gorioin. Atëherë qendra do të plotësohet.

/ Andreas Dushi

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit