MENU

gjetje e rrallë

Medalioni me porosi të Ali Pashë Tepelenës

31.10.2018 - 10:33

Në shtëpinë e ankandit Kunkur të Gjermanisë është paraqitur një medalion i Periudhës Osmane që mendohet se është e Ali Pashës si porosi për Vasiliqinë.

Në medalion është ajo dhe ky medalion mendohet se është porositur në 1807 nga Ali Pashë Tepelena në 1807. Ka një diskordancë vitesh me kohën kur medalioni është porositur me atë kur ka jetuar Vasiliqia, megjithatë mendohet se ndonjë femër tjetër me emrin Vasiliqi ka qenë në jetën e tij.

Në kundërshtim me traditën islame, ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek dhe ndikimin e kulturës perëndimore te Ali Pasha. Në medalion quhet Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje për më tepër janë të panjohura.

Ali pasha mbahet si një prej figurave më të rëndësishme të Shqipërisë. Kulmi i suksesit të tij ishte mënyra e tij e sundimit në zonën e jugut të Shqipërisë.

Ai pati ndikim të madh në krijimin e revolucionit grek për krijimin e komb-shtetit si dhe tek shqiptarët për t’u organizuar kundër sundimit osman. Ai ka pasur histori të ndryshme dashurie dhe ndër to e famshmja Vasiliqia që më pas u bë gruaja e tij.

Si sundimtar ai në fillim kishte lejen e ofiqet e Portës së Lartë e më pas shkëputej dhe refuzonte këtë sundim. Njëkohësisht, për vetë periudhën që ishte e trazuar dhe Fuqitë e Mëdha që donin të ndikonin në këtë pozitë gjeografike.

Nuk përtonte të ndiqte linjën e Francës kur Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës në Janinë në fillim të shekullit të XIX, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve.

Të njëjtat situata sipas historianit Leake ishin në marrëdhëniet me Anglinë kur këto prisheshin me Francën. Ai i zgjeronte marrëdhëniet edhe me fuqi të tjera në dobi të sundimit të vet. Kjo krijoi dhe një urrejtje të madhe nga ana e sulltanit.

Ali Pashë Tepelena ka qenë një figurë multidimesionale e angazhuar në politikën e atëhershme dhe një figurë interesante për kohën kur jetoi.

Siç historianët parashtrojnë në studimet e tyre ai hidhej sa nga një aleancë në aleancën tjetër, sa në marrëdhënie me Napoleaonin e Francës sa pati dhe një fund tragjik, tradhëti nga njerëzit e afërm dhe ndërshkimin e sulltanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështrim hallesh

Tepelena nën hijen e Aliut


Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt