MENU

E talentuar dhe e famshme

Mësohet emri që zëvendëson Timberlake në “Trolls 2”…

07.10.2018 - 17:32

Ish-konkurrentja e “American Idol”, Kelly Clarkson do të angazhohet në një punë të dyfishtë në vazhdimin e filmit të animuar të “DreamWorks”, “Trolls 2”.

Në “Trolls World Tour”, këngëtarja do t’i japë zërin personazhit Delta Dawn, kryebashkiakja e Country Trolls, si dhe do të këndojë një këngë origjinale.

Muzika e filmit të parë ishte realizuar nga Justin Timberlake, që është dhe zëri i Branch, duke marrë dhe një nominim “Oscar” për “Can’t Stop The Feeling”.


Clarkson, përveç muzikës së filmit do të interpretojë edhe përkrah Anna Kendrick (Poppy), James Corden (Biggie), Caroline Hjelt (Chenille), Aino Jawo (Satin), Ron Funches (Cooper), e Kunal Nayyar (Guy Diamond), si dhe aktorëve të rinj që do të futen në serinë e dytë, Anthony Ramos, Karan Soni, Flula Borg, Jamie Dornan, Sam Rockwell, e Chance the Rapper.