MENU
klinika

La Liga, java 8

Messi shënon, por Barça ka harruar të fitojë

07.10.2018 - 22:42

Tre barazime dhe një humbje, katër ndeshje radhazi pa fituar në La Liga për Barcelonën janë me të vërtetë shumë. Lionel Messi ka bërë detyrën e tij, por Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Valencia, teksa me këtë rezultat katalanasit kanë humbur edhe kreun.

Ishin pikërisht vendasit ata që e nisën lojën me intensitet të jashtëzakonshëm, aq sa për të kaluar në avantazh që në minutën e dytë të takimit, me golin e shënuar nga Garay, falë një goditje këndi dhe pas gabimit të mbrojtjes katalanase në tentativat për të larguar topin.

Valencia pati edhe disa raste të tjera për të thelluar epërsinë, me Kondogbia, Batshuayi, por pa saktësi në finalizim. Dëmtimi i Guedes në të 10’ ftohu disi iniciativën e vendasve, duke ngjallur reagimin e Barcelonës, që me liderin e saj, Messi, nuk vonoi të gjejë golin e barazimit në të 23’.

Edhe pjesa e dytë ka qenë po aq e luftuar, me raste nga të dyja kampet, ndonëse Barça ka vijuar të diktojë lojën me administrimin e topit dhe iniciativat ofensive. Gjithsesi, tentativat kolektive me aksionet e treshes Messi, Coutinho dhe Suarez, apo edhe ato individuale të liderit argjentinas, sado të rrezikshme nuk kanë arritur të tundin rrjetën e portës së Valencias gjatë fraksionit të dytë të lojës.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN