MENU
klinika

Presidenti si alpinist

Meta, në perlën e Alpeve shqiptare

15.10.2018 - 23:24

Presidenti Ilir Meta vazhdon promovimin e zonave turistike në Shqipëri dhe në Kosovë në llogarinë e tij të “Facebook”.

Jo vetëm gjatë verës, por këtë gjë ai vazhdon ta bëjë ende. Këtë herë, ai është shfaqur si alpinist. Ai ka postuar një video në “Facebook” nga Curraj i Epërm, një perlë e Alpeve shqiptare.

Në video shihet presidenti, i cili u është bashkuar vizitorëve të tjerë për të shijuar pamjen e mrekullueshme të kësaj bukurie natyrore.

Të dashur miq, ju përshëndes dhe ju uroj një javë të mbarë me këto pamje fantastike të bukurive magjepsëse të Curraj i Epërm, perlës së jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare”, shkruan Meta në “Facebook”.