Menu

Takimi me të rinjtë

Meta takon arbëreshët: Forconi lidhjet me bashkëmoshatarët tuaj

11.10.2018

Presidenti, Ilir Meta, priti në Presidencë një grup me nxënësit e Kolegjit arbëresh ”Shën Adriano”. Takimin me ta dhe temën e diskutimeve ai e ka bërë vetë të ditur me anë të postimi në “Facebook”.

Elita intelektuale e arbëreshëve të Italisë, me përkushtimin dhe dashurinë ndaj mëmëdheut të tyre, kanë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e gjuhës, traditave e riteve të të parëve, si dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj”, – shkruan Meta në postimin e tij. Këshilla e Kreut të Shtetit për të rinjtë arbëreshë ka qenë që të rrisin shkëmbimet kulturore me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri.

Statusi i Metës:

Mirëprita me shumë kënaqësi, një grup nxënësish të Kolegjit arbëresh “Shën Adriano” në Shën Mitër Koronë, institucionin arsimor ku ka dhënë mësim Jeronim De Rada dhe ka studiuar Luigj Gurakuqi. Elita intelektuale e arbëreshëve të Italisë, me përkushtimin dhe dashurinë ndaj mëmëdheut të tyre, kanë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e gjuhës, traditave e riteve të të parëve, si dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj.

I inkurajova jo vetëm të forcojnë më tej inteligjencën arbëreshe por edhe të rrisin shkëmbimet kulturore me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin. Ju premtova se shumë shpejt do t’i vizitoj edhe unë në Kolegjin e tyre, shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.