Presidenti i vendit Ilir Meta ka realizuar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Çekisë, Jaroslav Faltýnek.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi më së shumti në takim, marrëdhëniet mes dy vende, duke theksuar një inftensifikim të ndjeshëm vitet e fundit.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar ndjeshëm në vitet e fundit në të gjitha fushat.
Ju jemi shumë mirënjohës të rinjve çekë për promovimin e bukurive tona natyrore.
Mirënjohje për promovimin ndërkombëtar të bukurive të rralla e të panjohura të turizmit tonë malor,” tha Presidenti i vendit tonë.
Gjithashtu presidenti Meta shprehu idenë e një linje ajrore direkte mes Pragës e Tiranës.
“Ka ardhur koha që të kemi një linjë ajrore direkte mes Pragës dhe Tiranës. Linja ajrore Pragë-Tiranë të jetë funksionale gjatë gjithë vitit. Do t’i fuqizonte akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve,” tha ai.