MENU
klinika

Deklarata

Meta vlerëson Sali Berishën e Azem Hajdarin: Mos të harrojmë veprat e tyre

13.10.2018 - 10:07

Presidenti, Ilir Meta, ka vlerësuar rolin e Tropojës për lirinë dhe pavarësinë, indentitetin dhe dinjitetin kombëtar të vendit.

“Tropoja i ka dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar. Mbarë populli shqiptar i është mirënjohës popullit të Tropojës për atë çfarë i ka dhënë kombit.”- Është shprehur Meta ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe Azem Hajdarin.

“Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’.

Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë.” -Theksoi Meta ndërsa shton se Tropoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet një krahinë me rëndësi strategjike mbarëshqiptare dhe fqinjësore.

Në vijim Meta kërkoi nga të gjithë më shumë punë e përpjekje që sic tha ai këto Bjeshkë, dikur të quajtura të ‘Nëmura’ duhet të punojmë që të quhen ‘Të bekuara.

“ Tropoja ka qenë dhe mbetet një krahinë me rëndësi të veçantë strategjike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithçka e lidh Tropojën me Kosovën, asgjë nuk e ndan prej saj.” – tha Meta.