MENU
klinika

Metrofest 2

“Metrofest”, ndërthurja e tradicionales me modernen

08.10.2018 - 09:49

“Metrofest” është festivali që po sjell në skenë dramën shqipe të arkivës, por jo vetëm kaq. Prej datës 3 tetor në skenë janë ngjitur 6 shfaqje të cilat janë pritur pozitivisht nga publiku.
Teatri Metropol është rrekur të sjellë një event artistik i cili shkëputet nga tradicionalja.

Që në ndërtimin e pjesëve që ngjiten në skenë vihet re një ndërthurje e artistëve të rinj me ata të një gjenerate më të madhe në moshë; ndërthurje mes elementeve tradiocionale teatrore dhe elementeve modernë, duke formuar kështu një tablo interesante ku secili mund tw japw diçka mw shumw.

Ditën e diel në Teatrin Metropol nuk u ngjit një shfaqje, por një projekt: “Scriptum n Sonus”
Titulli kumbon atë se çfarë vërtet mban ky projekt në vetvete: “Shkrim dhe këndim”. “Scriptum n Sonus” live session nga Altin Sulaj, është një projekt letrar që sjell prozën dhe poezinë me një lexim inovator, duke e afruar atë me shijen e muzikës elektronike, neoklasike dhe artet vizuale.

Kjo bëhet e mundur nëpërmjet hulumtimit të poezisë dhe teksteve letrare nga autorët më të rëndësishëm botëror dhe shqiptarë.”Metrofest” 2 do të vijojë me shfaqjet e saj edhe gjatë kësaj jave, kur pjesët e shfaqura një javë më parë do të rivihen në skenë për t’i dhënë mundësinë publikut që nuk ishte i pranishëm netët e para t’i shohë dhe shijojë në më të mirën e tyre.

Kalendari i shfaqjeve:
“Mbesa e Krahinarit” – Autor: Kristo Floqi; Regjia: Aldi Hysotoci (10 tetor)
“Makaronat e Shejtanit” – Autor: Lazër Lumeri; Regjia: Rexhina Mollaymeri (11 tetor)
“Prangat” – Autor: Halil Laze; Regjia Klesta Shero (12 tetor)
“Rrajët Lëvizin” – Autor: Ernest Koliqi; Regjia; Rozi Prendi (12 tetor)
“Njëlloj si ti” (për fëmijë) – Autor: Lee Shackleford; Regjia: Amri Hasanlliu (13 tetor)
“Kryet e Hudhrës” – Autor: Kristë Berisha; Regjia: Sonila Kapidani (13 tetor)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit