MENU
klinika

Djali i legjendës Schumacher

Mick në Formula 1? E vështirë për 2019-n…

16.10.2018 - 12:27

Nga Formula 3, në Formula 1. Ky është kapërcimi i madh që pritet të bëjë Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher. Mick sapo është shpallur kampion në Formula 3, ndonëse duhet edhe 1 garë. Ai ka marrë edhe licensën për të garuar në majat e automobilizmit.

Skuderitë e ndryshme në Formula 1 kanë nisur të bëjnë sondazhet e para, pasi Mick konsiderohet si një talent, që i ka ngjitur shkallët një e nga një dhe mund të debutojë shumë shpejt në sportin magjik të garave me makina.

Por ka ende edhe një shkallë për t’u bërë, ajo e Botërorit të Formula 2, ku me shumë gjasa piloti i ri gjerman do të garojë vitin 2019. Por nuk është habi që ai të kalojë direkt në Formula 1.

mick schumacher
mick schumacher

Madje ka nga ata që besojnë se djali i Michael do të debutojë me Ferrarin, duke ndjekur gjurmët e babait të tij. Një tjetër bast është ai që e sheh Mick Schumacher kampion bote të Formula 1 në vitin 2021. Duket pak e vështirë te Ferrari, të paktën për vitin tjetër, pasi nuk ka asnjë marrëveshje, ndërsa pilotët e kokëkuqes janë konfirmuar.