MENU
klinika

Opozita greke

Micotakis: Opozita do ta pengoj Marrëveshjen e Prespës

21.10.2018 - 11:54

“Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës”, këtë e përsëriti kryetari i partisë, Kirjakos Micotakis, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë turneut të tij në ishullin grek Kefalonia.

Micotakis theksoi se arsyet kryesore për këtë pozicion është qëndrimi i tyre se “për herë të parë fqinjëve u bëhet lëshim për gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, të dëmshme për interesat nacionale”.

Mënyra e vetme të garantohet se kjo Marrëveshje nuk do të ratifikohet në parlamentin grek është të mbahen zgjedhje nacionale para se Marrëveshja të vijë për ratifikim në parlamentin grek, që populli grek të vendosë, jo vetëm për vendin, por edhe për marrëveshjen për të cilën, siç thashë, konsiderojmë se është e dëmshme për interesat nacionale“, tha Micotakis.

Kujtojmë se Marrëveshja e Prespës ishte nënshkruar në muajin qershor të këtij viti nga ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore