MENU
klinika

3 vite burg

Minorenet rrezikojnë burgun, përshëndetën si Hitleri

22.10.2018 - 19:33

Një ekskursion me shkollën mund t’i kushtojë rëndë 3 vajzave minorene, të cilat vizituan kampin e shfarosjes të “Aushvic”-it.

Ato realizuan një foto me përshëndetje naziste në hyrje të kampit dhe më pas atë e publikuan në rrjetet sociale. Por edhe pse fotoja qëndroi shumë pak dhe më pas u fshi, sërish ajo i ka hapur punë vajzave, të cilat rrezikojnë 3 vite burg. “Një sjellje e tillë është tronditëse dhe e tmerrshme. Arsimi dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Aushvicit janë shumë të rëndësishme”, tha Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut.

Në Poloni nuk ekziston ndonjë ligj specifik që ndalon faljen e nazizmit apo fashizmit. Në çdo rast, ata që ndihen të ofenduar nga gjesti i tre vajzave mund të kërkojnë që të zbatohet ligji që i ndëshkon ata që përhapin ndjenjat e urrejtjes me një dënim deri në tre vjet burg.