Pas miratimit në Kuvend të ligjit për ndalimin e ‘Lojerave te fatit’, ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Rama theksoi se Kuvendi miratoi ndalimin e bixhozit, ndërsa thumboi opozitën.
“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor?
Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata”, shkruan Rama.
Kuvendi miratoi sot ligjin për ndalimin e ‘Lojërave të fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove duke nisur nga 1 janari.
Ligji në fjalë u votua me 75 vota pro, por pa votat e opozitës.
Kjo e fundit kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë në Parlament, duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.