MENU
klinika

Detajet

Miratohet Pr.ligji/ Mbyllen lojërat e fatit

23.10.2018 - 11:31

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për “Lojërat e Fatit”, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit.

Ligji në fjalë u votua vetëm nga përfaqësuesit e maxhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në Komision. Në fjalë e tij, kreu i Komisionit, Erjon Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se nuk ka kthim prapa, por 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

Ahmetaj deklaroi se maxhoranca ka sjellë një ligj që mbyll bastet sportive, sallat e bingove, lojërat e fatit online. Ministri vuri në dukje se disa kompani kanë bërë reklamime kundër ligjit.

Ai tha se administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojërat efatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

arben-ahmetaj_konica.al
arben-ahmetaj_konica.al

“Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë asnjë shoqëri apo subjekt s’mund të ofrojë apo shërbejë lojëra fati sipas VLT. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra sipas VLT, por nuk ka të drejtë, zero! Nuk ka VLT. për qytetarët, VLT-të janë një formë e sofistikuar e kazinove elektronike. Nuk ka pavarësisht pretendimeve të lotarisë Kombëtare. Jam i bindur që kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat buxhetore, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas Ervin Bushatit, relator i pr.ligjit në komision, Ervin Bushati, relator i Komisionit, Pr/ligji ka si synim pezullimin e aktivitetit të subjekteve në këtë sektor.

“Situata aktuale tregon se lojërat e fatit, bastet sportive, kanë ndikuar te të rinjtë, për mosangazhim të brezit të ri te sektori privat. Sipas KLSH, informaliteti mbetet i lartë. Nga ana tjetër, 15.5 miliardë lekë janë shpenzuar në kazino, sipas të dhënave në bilancet në QKB.
Të ardhurat nga taksimi i këtyre kompanive ka rënë. Nuk ka vlerë të shtuar për ekonominë. Ky pr/ligj Bazohet te gjykata europiane, që lejon një qeveri të kufizojë lojërat e fatit në të mirë të shoqërisë”, ka përfunduar Bushati.

Sipas kryetarit të Komisionit, Erion Braçe në këtë formë i japim fund veprimtarisë së tyre, si dhe përfundojmë varësisë e brezave të ri, si dhe veprimtarinë e paligjshme.

Braçe sakaq ka shtuar se do i kërkojë Parlamentit që të përcaktojë barrën fiskale të re për subjektet që do të mbeten në treg.

“Do të doja të ndalesha te barra fiskale për lojërat e fatit që do të mbeten për tu ushtruar aktivitetin në të ardhmen. Kam bërë një analizë prej disa prej modeleve fiskale të vendeve të BE-së, që nuk na lidh religjioni apo tendencat, por përkatësia si europian. Në Austri: 35-80 % të të gjithë të ardhurave, Danimarkë 40-70%; Greqia 20-35% të të ardhurave bruto nga loja, Hollanda 40-85 % të të ardhurave neto nga loja, 2.5-40 % Britania e madhe për të ardhurat bruto nga loja. Franca nuk ka tatim sepse e ka monopol shteti, por 12 % kur fitimet janë më sh së 1 mln për qytetarët.”- ka përfunduar Braçe.

Ky i fundit poropozoi edhe një shtesë në nenin 1 të ligjit që përcaktonte se orgazimi dhe zhvillimi i kalojnë shtetit, çka është në të njëjtën linjë me një variant të diskutuar edhe më herët gjatë këtyre javëve. Ky propozim mori edhe miratimin e komisionit, duke i hapur rrugë shtetëzimit të sektorit.

Nga ana tjetër kreu i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe tha se do kërkojë një amendim të ligjit.
“Do i drejtohem seancës plenare me një amendim për barrën fiskale”, u shpreh Braçe.

Ahmetaj deklaroi se ligji mund të hyjë menjëherë në fletoren zyrtare, por efektet nisin nga 1 janari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore