MENU
klinika

Federata Europiane e Shahut

Mjeshtri i Madh shqiptar, drejtor i ECU

08.10.2018 - 18:15

Në shumë fusha Shqipëria po bën hapa galopantë. Nëse në muzikë krenohemi me Rita Orën, Dua Lipën apo sopranet me famë ndërkombëtare, ose në sport me me Igli Taren e futbollistë të njohur, nga sot Shqipëria mund të krenohet edhe me një emër tjetër, Mjeshtrin e Madh, Erald Dervishi.

Ish-kampioni i Shqipërisë, Zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Shahut, Mjeshtri i Madh i Shahut, Erald Dervishi, emërohet Drejtor Ekzekutiv i Federatës Europiane të Shahut.

Përveç kontributit të çmuar si lojtar aktiv, tavolinë e parë e ekipit përfaqësues në Olimpiadën Botërore të Shahut zhvilluar në Batumi të Gjeorgjisë, Dervishi spikati me fitoret e arritura ndaj përfaqësuesit të ekipit hungarez, GM Leko Peter (sfidant i titullit Kampion Bote në 2004 dhe i renditur i 4-i në botë në 2003).

Erald Dervishi shah
Erald Dervishi shah

Në raundin e dytë, ndaj letonezit GM Igor Kovalenko, në raundin e 11-të, Erald Dervishi zhvilloi një tjetër lojë të shkëlqyer. Tashmë është angazhuar në drejtimin e FSHSH dhe organizatat e tjera sportive.

Dervishi ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Komitetin Kombëtar Olimpik Shqiptar në 4 vjeçarin e kaluar, por edhe anëtar i Komisionit të Olimpiadave në FIDE (Federata Botërore e Shahut), gjithashtu edhe anëtar i Komisionit Elektoral në FIDE.

Emërimi i tij si Drejtor Ekzekutiv i Federatës Europiane të Shahut, është padyshim një arritje dhe vlerësim jo vetëm personal, por edhe për shahun dhe sportin shqiptar në tërësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN