MENU
klinika

Fotot

Moti i keq lë pas 8 viktima në Itali

30.10.2018 - 08:29

Italia është mbërthyer nga moti i keq me shira të shumta e erë të fortë pothuajse në të gjithë territorin.

8 të vdekur, një i zhdukur, shumica viktima të pemëve të thyera: situata në rajonet më të prekura prej motit të keq në Itali është dramatike.

3 të vdekur u regjistruan në Lacio e një në Kampania; dy janë jetët e humbura në Frozinone për shkak të një peme të përplasur mbi makinën me të cilën udhëtonin,  një në Savona dhe një në Beluno është bilanci i deritanishëm.

Situata e motit vazhdon të mbetet mjaft kritike dhe gjatë orëve në vijim. Era e fortë e dalja e lumenjve nga shtrati kanë shkaktuar bllokimin e mjaft rrugëve e vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Drejtoria e Mbrojtjes civile informon qytetarët të jenë të kujdesshëm e të qëndrojnë në banesa duke evituar daljet në rrugë.

Ministria e Brendshme Italiane në kontakt me Prefekturat ka kërkuar të merret në vlerësim mundësia e mbylljes së shkollave dhe zyrave publike në të gjithë territorin gjatë ditës së nesërme.