MENU
klinika

Dasma mbretërore

Naiviteti i princit i “çmend” të gjithë

13.10.2018 - 14:00

Princesha Eugenie e Jorkut, vajza e princit Andrew dhe Sarah Ferguson, i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me një djalë të shtresës së mesme.

Në këtë dasmë mbretërore, ai që e mori sërish vëmendjen ishte princi i vogël George, i cili është shumë i dashur në mbarë botën dhe në raste të veçanta ai nuk mund të rrojë pa u vënë re në sajë të gjesteve naive që bën.

Djali më i madh i William dhe Kate Middleton është një engjëll dhe shprehjet e tij të fytyrës kanë bërë për vete miliona njerëz të cilët e kanë parë nëpërmjet rrjeteve sociale.

George dhe motra e tij e vogël Charlotte kanë qenë bashkë me vajzën e Robbie Williams, Theodora Williams.