MENU
klinika

Serie A, java 8

Napoli s’gabon, konsolidon vendin e dytë

07.10.2018 - 19:55

Napoli ka bërë detyrën në ndeshjen e javës së tetë të luajtur në shtëpi ndaj Sassuolo-s, teksa ka fituar 2-0, me një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Një fitore që e mban Napolin në vendin e dytë, 6 pikë larg Juventus, që duket se po bën një kampionat më vete.

Ka ardhur shumë shpejt goli i parë, që në minutën e tretë, teksa Ounas ka zhbllokuar shifrat. Ky gol ka bërë që vendasit të luajnë më të qetë, pa presion dhe të administrojnë më mirë takimin.

Goli i sigurisë për Napolin ka ardhur në minutën e 72-të nga Insigne. Sassuolo është mundur të hyjë në lojë, por ka qenë e pafuqishmë të kontrollojë ndeshjen dhe për të krijuar raste.

Mbyllet 2-0, me Napolin që duket se ka lënë në mënyrën më të mirë të mundshme humbjen ndaj Juventus, teksa ka fituar edhe në mesjavë ndaj Liverpool në nsfidën e dytë në grupe të Champions League. Hysaj sot ka luajtur në krahun e majtë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN