MENU
klinika

Shkrimtari i madh rus

Nata kur Dostojevskit iu zbulua kuptimi i jetës në ëndërr

12.10.2018 - 13:22

Një natë Nëntori në vitet 1870, shkrimtari legjendar rus Fyodor Dostoyevsky (11 Nëntor 1812- 9 Shkurt 1881) zbuloi kuptimin e jetës në një ëndërr- ose, të paktën, ashtu bëri protagonisti në fund të historisë së tij të shkurtër.

Kjo pjesë u shfaq bashkë me pjesët e “Ditari i një shkrimtari ” (A Writer’s Dairy) me titullin “Ëndërra e një djali të çmendur” (The dream of a Queer Fellow) dhe më vonë u publikua e ndare, me titullin “Ëndrra e një Njeriu Qesharak” (The Dream of a Ridiculous Man), që eksploron tema të ngjashme me ato të romanit të Dostoyevskit të viteve 1864 “Shënime nga Nëntoka” (Notes from the Underground), që konsiderohet si roman i parë i vërtetë ekzistencial.

Kjo është e vërtetë për pohimin e Stephen King që “një trillium i mirë është e vërteta brenda një gënjeshtre” (a good fiction is the truth inside the lie), historia hedh dritë në përkuljet personale shpirtërore dhe filozofike mjaft të qarta – mbase më shumë se të gjitha punimet e publikuara të tij.

Synimi i tij qëndron diku ndërmjet përleshjes së Tolstoit mbi kuptimin e jetës dhe shpjegimeve të vegimeve të Philip K. Dick.

Tregimi fillon me rrëfyesin që sillet në rrugët e St.Peterburg në “një natë të zymtë, natën më të zymtë që mund të përfytyrosh”, duke përjetuar se si të tjerët e kanë tallur gjithë jetën dhe duke shkarë në nihilizëm me “makthin e tmerrshëm” e të besuarit se asgjë nuk ka rëndësi.

Ai shikon me kuriozitet në qiellin e zymtë, përqesh një yll të vogël të vetmuar, dhe mendon vetëvrasjen; dy muaj më parë, pavarësisht varfërisë, ai kishte blerë “një revoler të mrekullueshëm” me të njejtin qëllim, por arma kishte mbetur në sirtar që atëherë. Papritur, ndërsa i kishte ngulur sytë yllit, një vajzë e vogël rreth 8 vjeçe, e veshur me rrecka dhe e vuajtur, e kap nga krahu dhe pa mundur të flasë i lutet për ndihmë.

Por protagonisti, i pakënaqur nga jeta, e tremb për ta larguar dhe kthehet në dhomën e tij të papastër që e ndan me një kapiten të vjetër dhe të dehur, të mobiluar me “një divan të mbuluar me copë amerikane, një tavolinë me disa libra, dy karrige dhe një kolltuk, të vjetër, shumë të vjetër, por gjithsesi një kolltuk.”

Ndërsa zhytet në kolltuk per të menduar t’i japë fund jetës, atij i shfaqet imazhi i vajzës së vogël, që e bën atë të reflektojë mbi gjendjen e tij nihilistike.

Dostojevski shkruan:

Isha i sigurt që do qëlloja veten atë natë, por sesa gjatë do te rrija i ulur në tavolinë – atë nuk e dija. Sigurisht që do i kisha qëlluar vetës, por ajo vajza e vogël…

E shikon: dhe pse ishte po e njëjta gjë për mua, unë njeva dhimbje, për shembull. Nëse do të më gjuante ndonjë, do më dhimbte. E njejta gjë edhe në sensin moral: nëse do të ndodhte diçka për të të ardhur keq, unë do ndjeja keqardhje, ashtu siç bëra derisa çdo gjë në jetë m’u bë e njejtë.

Më përpara kisha ndjerë keqardhje: sigurisht, do e kisha ndihmuar fëmijën pa ngurruar. Pse nuk e ndihmova vajzën e vogel, pra? Ishtë për shkak të një ideje që më erdhi në mendje pastaj. Kur ajo po më tërhiqte dhe po më thërriste, papritur më doli përpara një pyetje të cilës nuk mund t’i përgjigjesha.

Ajo ishte një pyetje boshe); por që më nevrikosi. Isha i nevrikosur për shkak të konkluzionit tim, që nëse e kisha vendosur që do t’i jepja fund jetës sonte, atëhere tani më shumë se kurrë më parë çdo gjë në botë duhet të jetë e njejtë për mua.

Pse ajo që ndjeva nuk ishte e njëjta për mua, dhe pata keqardhje për vajzën e vogël? Mbaj mend që më erdhi aq keq për të: aq sa ndjeva një dhembje që ishte e çuditshme dhe e pabesueshme për situatën time…

Dukej qartë që nësë unë do të isha burrë dhe jo një zero akoma, dhe derisa të shndërrohesha në një zero, atëherë do isha i gjallë dhe gjithashtu do të mund të vuaja, të isha i inatosur dhe do të isha i turpëruar për veprimet e mija. Shumë mirë. Por nëse do të vrisja veten, për shembull, pas dy orësh, çfarë është vajza për mua, dhe çfarë kam të bëj unë me turpin apo çdo gjë tjetër në tokë?

Do të jem nje i pavlerë, një zero e vërtetë. A do të mundte ndërgjegja ime të cilës së shpëjti do t’i jepja fund, dhe që gjithashtu asgjë nuk do të ekzistonte, të mos ndikonte së fundmi në ndjenjën time të keqardhjes për vajzën osë në ndjenjën e turpit për veprimin e ulët që kisha kryer?

Nga morali, ai kalon në ekzistencialen:

U bë e qartë për mua që jeta dhe bota, ashtu siç ishin, vareshin në mua. Mund madje të thoja që bota kishte ekzistuar vetëm për mua. Po t’i qëlloj vetes, dhe pastaj nuk do të ketë më botë, të paktën për mua.

Të mos përmend që nuk do të ketë asgjë për askend pos meje, dhe e gjithë bota, sapo ndërgjegjja ime të marrë fund, do të merrte fund gjithashtu si një vegim, si pjesë e ndërgjegjes time vetëm, dhe të zhdukej tërësisht, sikur mbase gjithë kjo botë dhe gjithë këto njerëz janë unë vetëm.

Duke trajtuar ”këto pyetje të reja, të shumta,” ai kalon në të vezhguarit se çfarë do të thotë vullneti i lirë në të vërtetë. Dostojevski sugjeron nëpërmjet protagonistit të tij se ajo që i jep kujtim jetës tonë është vetë jeta:

Padashur m’u shfaq një mendim i çuditshëm. Nëse më përpara do të kisha jetuar në Hënë apo në Mars, dhe atje do të isha çnderuar dhe turpëruar aq shumë sa dikush do ta imagjinonte vetëm në një ëndërr apo në një makth, dhe nëse pas kësaj do ta gjeja veten në tokë dhe sërish do të vrisja ndërgjëgjen për atë që kam bërë në planetin tjetër, dhë nëse do ta dija që nuk kam shanse për tu rikthyer, atëhere, nëse do të shikoja hënën nga toka – a do të ishte e njejta për mua apo jo? A do të isha i turpëruar nga veprimet apo jo?

Pyetjet ishin boshe dhe të padobishme, tashmë revolveri qëndronte përpara meje, dhe e dija me gjithë qenien time që kjo gjë do të kishte ndodhur me siguri: por pyetja më acaroi. Nuk mund të vdisja tani, pa e zgjidhur këtë më parë. Me një fjalë, ajo vajzë e vogël më shpëtoi, pyetjet më bënë ta shtyj për më vonë tërheqjen e këmbëzën.

Sapo mendon këtë, protagonist bie në gjumë në kolltuk, por është një gjumë që ka cilësinë e një ëndërrimi jo në gjumë. Në të ngjashme me ktë Dostojevski ngre pyetjen jetësore se pse kemi ëndrra:

Ëndërrat janë tejet të çuditshme. Gjërat paraqiten aq të qarta, me detaje të imëta si bizhuteritë, ndërsa hidhesh tek tjetra, sikur nuk i ke vënë re fare – hapesirën dhe kohën, për shembull. Duket sikur ëndërrat nuk janë puna e mendjes por e dëshirës, jo e kokës por e zemres…

Në një ëndërr gjërat kalojnë në mënyrë të pakuptueshme. Për shembull, vëllai im vdiç para 5 vitesh. Ndonjëherë e shikoj në ëndërr: aim err pjesë në veprimtaritë e mija, dhe jemi entuziastë, ndersa unë, gjatë gjithë ëndërrës , e did he e mbaj mend shumë mirë që vëllai im ka vdekur dhe është varrosur. Përse nuk habitem që ai, dhe pse i vdekur, është ende afër meje? Përse ma lejon mendja këtë?

Në këtë gjendje të çuditshme, protagonisti ëndërron sikur ai merr revolverin dhe e drejton tek zemra – jo tek koka, ku së pari mendonte t’i gjuante vetes. Pasi priti një sekondë apo dy, vetja e tij në ëndërr terheq me shpejtësi këmbëzën. Pastaj diçka për t’u mbajtur mend ndodh:

Nuk ndjeva dhimbje, por m’u duk se me atë çfarë ndodhi, çdo gjë në mua po shkulej dhe po zhdukej. Çdo gjë rreth meje ishte e zezë. U verbova dhe ngriva, dhe po rrinja në shpinë mbi diçka të fortë.

Nuk mund të shikoja asgjë, apo të bëja zë. Njerëzit po ecnin dhe po bënin zhurmë rreth meje: zëri bas i kapitenit, uleritjet e pronares së shtëpisë… papritur pushuan. Më futën në një arkivol të mbyllur.

Ndiej arkivolin të lëkundej dhe mendoj, dhe papritur për herë të parë mendja më thotë që jam i vdekur, komplet i vdekur. E di dhe nuk e vë në dyshim; nuk mund të shoh apo të lëviz, dhe në të njejtën kohë ndjej dhe mendoj. Por shpejt u mësova me këtë, dhe si zakonisht në ëndërr e pranova realitetin pa e vën në diskutim.

Tani po varrosem në tokë. Të gjithë më lënë dhe jam vetem, komplet vetëm. Nuk lëviz… rri aty dhe – e çuditshme për ta thënë- nuk prisja asgjë, pranova pa diskutim që një njeri i vdekur nuk ka se çfarë të presë. Por ishte lagështirë. Nuk e di sa kohë kaloi – një ore, disa ditë, ose shumë ditë.

Papritur, në syrin e majtë që ishte i mbyllur, ra një pikë uji, që kish rrjedhur nga sipër varrit. Pas një minute ra një tjetër, pastaj një e tretë , e kështu me rradhë, cdo minut. Papritmas, një zemërim i thellë më pushtoi zemrën dhe në zemër ndjeva dhimbje fizike. “është plaga ime,” mendova, “është aty ku i gjuajta vetes. Pumbi është aty.” Ndërkohë uji binte mbi syrin tim të mbyllur. Papritur, qava, jo me zë sepse nuk kisha ndjenja por me gjithë qenien time, duke gjykuar atë që më ishte bërë.

“Kushdo ka art, nëse ka art, dhe nëse ekziston një qëllim më inteligjent sesa gjërat që po ndodhin tani, le të paraqitet këtu. Por nëse po merr hak ndaj meje për vetëvrasjen time idiote, atëhere dije, nga pandjeshmeria dhe absurditeti i ekzistencës së mëtëjshme, se asnjë torturë çfarëdo që të më ndodhë, nuk mund të krahasohet me përbuzjen, që do të ndjej në qetësi, edhe pas miliona vitesh vuajtje.”

Qaja dhe ishte qetësi. Qetësia e thellë zgjati plot një minutë. Madje ra dhe një pikë tjëter. Por e dija dhe besoja, pafundësisht dhe palëkundshmërisht, që në një moment çdo gjë do të ndryshonte me siguri.

Papritur, varri im u hap. Nuk e di nëse u zbulua dhe u hap, por më morën disa qenie të errëta të panjohura për mua, dhe e gjetem vetën në hapësirë. E pashe. Ishte errësirë e thellë: asnjëherë, asnjëherë nuk kishte qënë kaq errësirë! Ne ishim lindur nepër hapesirë dhe ishim tashmë larg nga toka. Nuk i pyeta asgjë atij që më drejtonte.

Isha krenar dhe prisja. E sigurova veten që nuk kisha frikë, dhe zemra ime shkriu në ngazëllim nga mendimi që unë nuk kisha frikë. Nuk e mbaj mend se sa kohë nxituam përmes hapësirës, dhe nuk mundem ta imgjinoj. Ndodhi si gjithmonë në një ëndërr kur kalon mbi hapësirën dhe kohën dhe ligjet e jetës dhe mendjes, dhe ti ndal vetëm aty ku zemra kënaqet.

Përmes errësirës së mprehtë, ai shikon një yll – të njëjtin yll të vogël që kishte parë më parë kur largoi vajzën e vogel. Siç vazhdon dhe ëndërra, protagonist përshkruan një lloj ngjashmërie të jashtëzakonshme me atë që përjetohet gjatë udhëtimeve vizionare ose në gjendje të thella meditimi:

Papritmas një emocion tejet familjar më shkundi. Unë pashë diellin tonë. E dija që nuk ishte djelli ynë, që kishte krijuar tokën, dhe që ne ishim në një distancë të pafundme larg, por disi unë kuptova që ishte i njëjti diell si i yni, kopja e tij. Një lëvizje e ëmbël u përsërit në shpirtin tim. Fuqia e dritës, e së njëjtës dritë që më dha jetën, preku zemren time dhe e risolli ne jetë, dhe ndjeva jetë, jetën e vjetër, për herë të parë qe kur kisha vdekur.

E gjeti veten në një tjëtër botë, si toka në çdo aspekt, perveçse “çdo gjë dukej plot ndriçim, me një triumf të madh të shenjtë, të arritur më në fund” – një botë e populluar nga “fëmijët e diellit” njerëz të lumtur sytë e të cilëve “shkëlqenin” dhe fytyrat e të cilëve “shfaqte urtësi”, dhe më një ndërgjegje të bindur, të qetë. Protagonisti thërret:

Oh, menjëherë, me shikimin e parë të fytyrës së tyre unë kuptova gjithçka, gjithçka!

Duke pranuar që “ ishte thjesht një ëndërr” ai tregon që “ ndjenja e dashurisë së atyre njerëzve të bukur të pafajshëm” ishte shumë e vërtetë dhe diçka që e mori me vete në tokë. Duke u zgjuar nga kolltuku i tij ne agim, ai përsërit duke thërritur vlerësimin për jetën:

Oh, tani- jetë, jetë! Ngrita krahët dhe thërrita gjithë të vërtetën, jo thërrita, por qava. I kënaqur, me një ekzaltim që nuk mund të shprehet në të gjithë qenien time. Po, të jetosh…

Dostojevski përmbledh me reflektimin e protagonistit të tij ndarjen e ekzistencës dhe jetës, arritjen tonë të lumturisë dhe mirësisë:

Të gjithë priremi drejt të njëjtit qëllim, së fundmi të gjithë arrijmë të njëjtin qëllim, nga një njeri i mençur deri tek një vrasës, por në mënyra të ndryshme. Është një e vërtetë e vjetër, por ka një të re në të: nuk mund të iki larg. E pashë të vërtetën.

E pashë dhe e di që njerëzimi mund të jetë i bukur dhe i lumtur, pa humbur aftësinë për të jëtuar në tokë. Nuk do ta bëj, që e keqja është një gjendje normal e njërëzimit… e pashë të vërtetën, nuk e shpika me mendjen time. E pashë, e pashë, dhe pamjen e saj të vërtetë të mbushur me shpirtin tim gjithmonë.

E pashë më aq detaje sa nuk mundem ta besoj që ajo nuk ishte mes njerëzimit. Atëhërë si mund të eci në rrugën e drejtë? … imazhi i asaj çfarë pashë do të jetë gjithmonë me mua dhe do të më drejtojë gjithmonë. Oh, jam i ripërteritur dhe i fortë, mund të vazhdoj, të vazhdoj, edhe për qindra vite.

Dhe është aq e thjeshtë… kryesorja është – duaje të afërmin porsi vetveten – kjo është kryesorja. Kjo është e gjitha, nuk nevojitet asgjë më shumë. Do të gjesh vazhdimisht sesi të jetosh.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe