MENU
klinika

Ka humbur efektivitetin në sulm

NATO ‘thërret në mësim’ Rusinë…

06.10.2018 - 11:04

Forcat e NATO-s janë duke u përgatitur për ushtrimin e tyre më të madh që nga viti 2002, dhe e gjithë kjo do t’i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë.

Ushtrimi Trident Juncture do të zhvillohet në Norvegji më vonë gjatë këtij muaji, nga 25 tetori deri në 7 nëntor dhe përfshin 45,000 trupa nga 29 vende të NATO-s, si dhe nga partnerët Suedi dhe Norvegji.

Me rreth 150 avionë, mbi 60 anije dhe 10,000 automjete, stërvitja paraqet qartë se si NATO mund t’i përgjigjet një pushtimi armik ndaj ndonjë aleati europian të NATO-s. 

 

“Trident Juncture” do të ketë një efekt parandalues ​​mbi këdo që mund të dëshirojë të kalojë ato kufij, por një komb në veçanti”, u tha admirali i lartë i SHBA në Evropë, James Foggo dhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli gazetarëve të premten.

NATO i ka ftuar rusët të marrin pjesë në stërvitjen masive, por Foggo tha se ata nuk e kanë pranuar, por megjithatë ai u shpreh se pret dhe dëshiron shumë që ata të marrin pjesë. 

“Është në interesin e tyre për të ardhur dhe për të parë atë që ne mund të bëjmë. Dhe ata do të mësojnë shumë gjëra. Unë dua që ata të jenë atje në mënyrë që të mund të shohin se sa mirë punojmë së bashku” tha ai.

Foggo vuri në dukje se Rusia nuk ka më të njëjtat aftësi detare që kishte një herë e një kohë, gjatë Luftës së Ftohtë. Por ai paralajmëroi se Rusia ka avancuar shumë në luftën nën det.

Admirali u tha gazetarëve se Rusia ka gjashtë nëndetëse të tipit hibrid që operojnë në Detin e Zi dhe në Mesdheun lindor të armatosur me raketa Kalib që mund të godasin forcat e Evropës.

“Ky është një shqetësim për mua, dhe një shqetësim për partnerët dhe miqtë e mi të NATO-s”. tha Foggo. “Pra, ne duhet të dimë se ku janë në çdo kohë. A mendoj se ata do të bëjnë diçka të tillë? Jo, unë mendoj se ata janë të marrë për të bërë diçka të tillë. Por megjithatë, ne duhet të kemi kontrollin e situatës. Pra, është në interesin tonë të kemi një forcë më të mirë nëndetëse, dhe besoj që mund ta kemi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa çështje ende të pambyllura

Çfarë e pengon marrëdhënien Francë-Rusi?

'Lufta' për gazin

Marrëveshja e Kaspikut