MENU
klinika

Goditja në zemër

Ndahet nga jeta mesfushori shqiptar

11.10.2018 - 17:39

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga babai i Labinotit, Ismeti, i cili tregon për mediat suedeze se rreth orës 10 të mëngjesit, 32-vjeçari u rrëzua në shtëpi, pas një goditje në zemër.

Edhe pse ai u transportua me ambulancë në spital, nuk arriti të shpëtonte. Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Nanisaspor, Syrianska dhe së fundi ishte pjesë e Malaka Junajtid.

Për sa i përket kombëtareve, mesfushori u aktivizua me moshat e Suedisë, pa arritur të debutojë në kombëtaren A. Futbollisti me origjinë shqiptare, kishte raporte të shkëlqyera me legjendën Zlatan Ibrahimoviç, i cili në një intervistë të dhënë për “Sportbladet” i thuri elozhe Harbuzit.

labinot harbuzi
labinot harbuzi

Nga 1 janari i vitit 2017, 32-vjeçari ishte pa klub. Dy javë më parë, ai deklaroi për një revistë sportive se karriera e tij nuk kishte marruar, por fati e deshi që ai të mbyllte diçka në mënyrë tragjike.