MENU

Kategoria e Parë

Ndalet Vllaznia e Dinamo, surprizon Besa

27.10.2018 - 16:20

Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë së Parë të të dy grupeve, ku në Grupin A bie në sy ndalesa e Vllaznisë në Shënkoll, si dhe Dinamos në Fushë-Krujë. Në Grupin B, në tri ndeshje është shënuar vetëm një gol.

GRUPI A

Të dy ekipet pretendente kryesore në këtë grup janë ndalur duke iu lëshuar paksa terren rivalëve që i ndjekin. Bien në sy fitoret e Erzenit dhe Besëlidhjes, që e kanë nisur sezonin me pretendime, ndërsa Korabi ka fituar derbin e Qarkut të Dibrës duke mposhtur me rezultatin 2-0 ekipin e Burrelit.

Gjithsesi, Vllaznia kryeson me meritë, pavarësisht barazimit në Shënkoll, ndërsa pesëshja e parë me rezultatet e sotme është “ngjeshur” paksa.

GRUPI A

 Shënkolli – Vllaznia  0-0

Iliria – Dinamo   0-0

Erzeni – Veleçiku 2-1

Goxhaj 10′ 40′ / Balaj 77′

Korabi – Burreli 2-0

Kraja 25′ 51′

Vora – Besëlidhja 1-3

Nuri 61′ / Souma 21′, Hoxha 65′, Kamara 83′

GRUPI B

Në Grupin B ka pasur vetëm një gol, ai shënuar nga veteran kavajas Mihani në transfertë në Rrogozhinë. Një fitore me mjaft vlerë e Besës, që lëshon me këmbë në tokë Egnatian, që deri një javë më parë kryesonte bindshëm.

Turbina – Oriku  0-0

Egnatia – Besa 0-1 

Mihani 87′

Apolonia – Tomori  0-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN