MENU
klinika

Berat

Ndërron jetë 31 vjeçari/ Familjarët denoncojnë mjeken

25.10.2018 - 18:13

Në spitalin e Beratit, ndonëse në rrethana ende të paqarta, ka ndërruar jetë një i ri 31-vjeçar.

Pas vdekjes së 31-vjeçarit Marinel Veleshnja në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, familjarët kanë akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” mjeken e këtij reparti, Arjola Xheblati për të cilën tashmë ka nisur procedimi penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, pas mbërritjes së të riut në spital, ku edhe ndërroi jetë 30 minuta më vonë.

Familjarët kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati për “mjekim të pakujdesshëm”.

spitali rajonal berat-konica.al
spitali rajonal berat-konica.al

Burime të brendshme të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëjnë me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët, efektivët e policisë kanë sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe e kanë dërguar çështjen për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit.

Nga kjo e fundit konfirmohet se dosja në ngarkim të mjekes ka mbërritur në këtë institucion dhe do fillojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mjekja e repartit të Urgjencës, 29-vjeçarja Arjola Xheblati akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” gjatë kryerjes së ushtrimit të profesionit të saj.

Në lidhje me këtë vdekje, drejtuesit e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se viktima ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jetike.