MENU
klinika

Avokati i Popullit dorëzon raportin në Kuvend

Ndërtimi i Unazës së Madhe, me një sërë shkeljesh

30.10.2018 - 21:04

Në kryeqytet po realizohet ndërtimi i Unazës së Madhe i cili po shoqërohet me një sërë shkeljesh.

Avokati i Popullit ka përfunduar një raport të cilin e ka dorëzuar në Kuvend ku konstatohet se se ndërtimi i segmentit Lindor të Unazës së Re në zonën e Maternitetit të Ri dhe në zonën e Shkozës ka një sërë problemesh që kanë cenuar rëndë të drejtat e pronësisë dhe të strehimit për qindra familje që preken nga ndërtimi i rrugës.

Sipas raportit për ndërtimin e këtij projekti ka pasur një mungesë të theksuar bashkëpunimi midis institucioneve të linjës si ARRSH,IKMT dhe ALUIZNI. Në përgjigje të këtij shqetësimi Aluizni tha se ka zbatuar ligjin.

Avokati i popullit ka konstatuar se ndërtimi i segmentit Lindor të Unazës së Re në zonën e Maternitetit të Ri dhe në zonën e Shkozës ka pasur një sërë shkeljesh.

ndertimi i unazes se madhe shoqerohet me nje sere shkeljesh-konica.al
ndertimi i unazes se madhe shoqerohet me nje sere shkeljesh-konica.al

Ky institucion ka dorëzuar në Kuvend raportin ku sqaron të gjitha problematikat e hasura të cilat kanë cenuar të drejtat e pronësisë së banorëve dhe mundësitë e tyre për strehim.

Ndër të tjera në raportin që i është dorëzuar Kuvendit thuhet se institucionet e linjës si ARRSH, IKMT dhe ALUIZNI nuk kanë bashkëpunuar për mbarëvajtjen e procesit të prishjes së ndërtimeve dhe dhënien e shpërblimeve.

Në përgjigje të interesimit për këtë çështje ALUIZNI ka sqaruar se ai ka zbatuar ligjin dhe ka bërë skualifikim e objekteve që ishin në proces legalizimi pas kërkesës së bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“ALUIZNI vepron në bazë të ligjit dhe bën përjashtimin nga legalizimi të ndërtimit informal. Kjo ka qenë arsyeja që këto banesa nuk janë legalizuar.”

Pavarësisht kërkesës për informacion në lidhje me këto problematika edhe nga IKMT dhe ARRSH deri më tani këto institucione nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Në raport Avokati i Popullit ka kërkuar marrjen e masave disiplinore dhe kryerjen e kallëzimeve penale për personat përgjegjës në krijimin e këtyre problematikave nga institucionet përgjegjëse.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”