MENU
klinika

Mbyllen 41 degë universitare

Në Durrës s’ka më studentë turizmi në anglisht

08.10.2018 - 12:58

Shumë degë universitare në universitetet publike nuk do të hapen më 17 tetor, pasi janë regjistruar shumë pak studentë, të cilët nuk justifikojnë kostot.

Por mbyllja e degës së Hoteleri-Turizmit në gjuhën angleze është ajo më e rëndësishmja.

Këtë vit të ri akademik, universitetet publike pritet të hapin dyert me 41 programe studimi të mbyllura si dhe me 7 000 kuota të lira.

Degët janë mbyllur për shkak të mosplotësimit të kuotave as me minimumin prej 10 studentësh, aq sa duhet për të mbajtur hapur një program studimi.

Paradoksale është se në Durrës, qytet bregdetar, pritet të mbyllet edhe dega e Hoteleri-Turizmit në gjuhën angleze.