MENU
klinika

Faton Shoshi

“Në gjendje të rëndë”, reagon menaxheri i VIP-ave

10.10.2018 - 17:30

Një ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se menaxheri i VIP-ave në Shqipëri, Kosovë e më gjerë, Faton Shoshi, është sulmuar nga persona të maskuar në Prishtinë dhe më pas është shtruar në spital me plagë të rëndë.

Por ditën e sotme ka qenë vetë Faton Shoshi, i cili ka sqaruar gjithçka ka ndodhur një ditë më parë, duke pranuar se persona të maskuar i janë afruar atij dhe shokëve të tij, por përplasja nuk ka qenë e madhe, të paktën sipas tij.

Asgjë fare, ka qenë diçka e vogël, as nuk kanë mundur të afrohen, nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka qenë diçka interesante të them të drejtën. Kanë tentuar po s’kanë mundur se i kam pasur me vete ata djemtë. I kanë arrestuar. Ishin me maska, nuk i njihja. Isha me disa shokë dhe shokët ndërhynë. Asgjë s’më kanë bërë”, tha Fatoni.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe Anxhelina Hadërgjonaj, e cila ka postuar edhe një foto të Faton Shoshit, ku shkruan me humor: “Shoshi në gjendje të rëndë shëndetësore”.