MENU
klinika

Opinion

Në lidhje me ngjarjen e djeshme!

29.10.2018 - 11:44

Nga Alban Daci 

1.Nuk e kuptoj vazhdimësinë e vendosjes së flamujve grek në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Flamuri simbolizon sovranitetin dhe aty ku vendoset quhet tokë e zanun. Pra, me pak fjalë, vendosja e flamujve greke është simbolike dhe mesazh pushtimi. Shpjegimet e tjera janë pallavra.

Në vitin ’97 në katër ishuj të vegjël të pabanuar mes Turqisë dhe Greqisë, një shtetas greke shkoi me gomone për të vendosur flamurin greke dhe në momentin e vendosjes vritet nga forcat speciale turke.

2. Nëse ai terroristi greke (që mua s’më duket fare me të meta mendore) ishte efektive i Forcave te Armatosurë të Greqisë, ai duhet të merrte leje duke dhënë arsyen e udhëtimit për në Shqipëri.

Pra, Forcat e Armatosura Greke kanë qenë në dijeni për vizitën e ushtarakut në Shqipëri. Udhëtimet e ushtarakëve jashtë vendit bëhetn te motivuara dhe me leje! Nëse mbani mend kjo ishte arsye pse u shkarkua Kolonel Demiraj nga FA të Shqipërisë!

3. Nuk e kam kuptuar ndonjëherë këtë historinë e varrezave greke në Shqipëri dhe festimin e festave greke në territorin shqiptar me ministra, forca politike.

4. Nuk kuptova urrejtjen e banorëve të zonës kundër policisë së shtetit kur u larguan mbrëmë nga fshati.

5. Greqia të heqi dorë nga provokimet dhe pretendimet shoviniste duke cënuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

6. Agimi i Artë është forcë terroriste e duhet të shpallet jashtë ligji në Greqi. Nëse institucionet greke nuk e bëjnë, do të thotë se janë dakord me aksionet dhe politikat e kësaj force politike.

7. Nuk duhet të gjykojmeë apo të paragjykojme aksionin e RENEA-s, sepse ata veprojnë vetëm në zbatim dhe në zotim të Kushtetutës.

8. Shqipëria duhet të rrisë kapacitetet në forcat e zbulimit dhe të sigurisë së sovranitetit.