MENU
klinika

Çmimi i Audiencës

‘Nëntori i Ftohtë’ korr sukses në Cyrih

09.10.2018 - 13:12

Filmi ‘Nëntori i Ftohtë’ nga regjizori Ismet Sijarina është shpërblyer me çmimin e audiencës në festivalin e filmit në Cyrih. Çmimin e audiencës e rrëmbeu filmi nga Kosova “Nëntor i ftohtë” në Zurich Film Festival, ku prezent në premierë ishin regjisori Ismet Sijarina dhe producenti e aktori Fatmir Spahiu.

Ismet Sijarina gjithashtu është dhe kritik arti, profesor te fakulteti i Arteve në Prishtinë në degën Regjizurë. Ai lëvron më shumë metrazhin e shkurtër në filma. Në dokumentarin ‘’Pas Ylberit’’ ai ka fituar çmime në Sarajevë dhe ne festivalin e filmit Doku fest ne Prizren. Për këtë çmim ai shprehet:

“Selektimi në konkurencë zyrtare është verifikim për vlerën artistike të filmit, por shpërblimi i publikut është ri-verifikim se audienca e gjerë bashkndjen me rrefimin tonë. Ndjehem i nderuar dhe i falenderoj, të gjithë ata që e pëlqyen dhe votuan filmin tonë. Përjetësisht mirënjohës!”

kolana e librave

Ndërsa producenti Spahiu tha që: “Ky çmim është i veçantë për shumë arsye, e para është çmimi i parë për filmin, i pari për mua si producent, dhe krejt në fund vjen nga një audiencë e kombinuar Shqiptaro-Zvicerane të cilët në mënyrë të barabartë e bashkëndjenë filmin. Faleminderit të gjithëve që votuat.”

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikonë dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, Lum Veseli, May-Linda Kosumovic dhe, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina.
Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika – Jericho, Producent – Fatmir Spahiu e bashkëproducent Arian Krasniqi, Paskal Semini, Valon Bajgora, Regjia Ismet Sijarina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN