MENU
klinika

Kinemaja Amerikane

Netflix, ndihmë apo rrënim për kinemanë?

04.10.2018 - 12:21

Nëse nuk e keni vënë re, 2018 është tashmë viti i Netflix. Madje mund të thuhet e njëjta gjë për çdo vit pas 2015-ës, vit ku argëtimi kryesor i mbrëmjes për të gjithë ishte “Netfilx dhe pica, asgjë tjetër!” Më herët, kishte shumë regjisorë të famshëm që e konsideronin platformën si të padobishme, përmendim këtu emra të tillë të mëdhenj si Almodovar dhe Spielberg. Këtë vit ka ndodhur e kundërta, regjisorë si Scorsese dhe Cronenberg i kanë depozituar filmat e tyre në platformën Netflix. Festivali i filmit në Cannes i përjashtoi nga konkursi filmat e publikuar nga pllatforma Netflix, ndërsa festivali i Venecias i shtoi në repertor. Rezultati? Në Cannes u diskutua se duhej të ishin pjesë e festivali, ndërsa në Venezia të gjithë ishin të entuziasmuar.

Para disa vitesh, Netflix ishte i krahasueshëm me një dyqan DVD në të cilin shiten filma për 3 euro. Megjithatë kur flasim për filmin e preferuar, klientët nuk janë shumë të udhëhequr nga çmimi se nga preferenca. Ndryshimi këtu është se nuk ka nevojë që klienti të dalë dhe të kërkojë për dvd-n e preferuar, sepse i mjafton një linjë e mirë interneti dhe filmin mund ta hapë dhe ta shohë për punë minutash. Larmishëmira e filmave në Netflix po shtohet me shpëjtësi dhe sipas të dhënave nga përfaqësues zyrtarë të Netflix, njerëzit parapëlqejnë të shohin një zhanër të caktuar filmash, madje dhe i rishikojnë ata kohë pas kohe. Është shumë më e përshtatshme për ndjekësit fanatikë të filmave që të zgjedhin shtëpinë për të parë filmat e preferuar. Këtë vit Netflix do të prodhojë 80 karakteristika që mund të shfletohen vetëm nga ata me një llogari. Do të ketë kaq shumë mundësi zgjedhje në platformë, filma të ndryshëm nga: Disney, Fox, Universal, Warner Bros dhe Sony. Mijëra filma të cilët mund të shihen në çdo kohë.

Ekziston një artikull i revistës “Vulture” në të cilin ngrihet pyetja se si është e mundur që Netflix zgjedh të jetë partner financiar në aq shumë filma. Përgjigja nuk mund të jepet e drejtpërdrejtë por duhen analizuar dy këndveshtrime. E para është se Netflix shet me shumicë dhe nuk është se shpenzon shumë. Netflix thjesht dedikon hapësirën për filmin. E dyta është se gjatë kohës Netflix ka grumbulluar shumë para dhe nuk po mjaftohet më me faktin që të jetë vetëm palë e tretë në industrinë e filmave. Ata kanë pikëpamjet e tyre kinematografike. Qasja komericiale i lejon atyre të bëjnë filma që askush tjetër nuk do t’i bënte. Pra, Netflix, përveç kapital të madh financiar ka një liri artistike të shtuar në krahasim me studion më të mëdha të produksioneve hollyëood-iane.

A mund të funksionojë kjo strategji? Po, për sa kohë që Netflix nuk lërboshllëqe në gamën e zhanreve kinematografikë, ku të gjithë njerëzit mund të gjejnë vetveten gjërat mund të ecin shumë mirë. Megjithatë, për t’u diskutuar mbetet se çfarë ka ndërmend të bëjë Netflix me filmat që do të prodhojë?Regjisori Lincoln, ekuivalenti i John Malkovich thotë se “hileja” nuk është aspak te prodhimtaria pa kriter apo financimi i çdo projekti kinematografikë. Si në çdo fushë të jetës, së tepërmi, publiku do të tërhiqet natyrshëm nga emrat e mëdhenj të kinemasë dhe ky argument gjen mbështetje në vlerësimet negative që kanë marrë disa filma të Netflix, por që të cilët kanë pasur aktorë ose regjisorë thuajse anonim.

Pra, strategjia që sjell më së shumti para është: përqendrimi tek emrat e mëdhenj. Njëlloj siç bënë këtë vit me emra si Scorcese. Netflix po e kupton se në momentin kur kapitalet financiare janë të qëndrueshme dhe tregu thuajse i siguruar, energjia duhet të përqëndrohet për të rritur prestigjin në aspektin e cilësisë artistike. “The Irishman” ku luanin Al Pacino dhe de Niro ka krijuar një përshtypje shumë pozitive përsa i përket cilësisë së filmave të finncuar nga Netflix. Film i cili është vlerësuar pozitivisht nga kritika në festivalin e Venezia-s.Edhe më fanatikët e kinamë, dashje padashje do të duhet që një ditë të ndjekin kohën, sepse Netflix nuk është vetëm një platformë në të cilën mund të zgjedhësh filmin që dëshiron, të japësh paratë dhe ta fikësh televizorin. Netflix po bëhet një realitet i prekshëm në kinematografinë amerikane, sepse po prodhon filma vet. Netflix po bëhet shtëpia e të gjithëve, po a po bëhet me të vërtetë shtëpia e kinamasë? Koha do ta gjykojë..