Pas dënimit rekord me 16 ndeshje në kampionatin turk ku luan me skuadrën e Basaksehir, ish-mesfushori i Barcelonës u përfshi në një skandal gjatë javës që lamë pas, tashmë të rejat rreth tij flasin se prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim pikërisht për 31-vjeçarin pasi mbi të ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016.
Arda është duke u hetuar nga drejtësia turke për lidhje me grupin e Fethullah Gulen, i akuzuari kryesor për atentatin që iu bë qeverisë.
Mes këtyre akuzave të rënda, Turan, ish-futbollist i Barcelonë , ka marrë një lajm të mrekullueshëm, duke u bërë baba për herë të parë.
Arda dhe Aslihan Doganin u martuan në muajin mars, ndërsa një ditë më parë erdhi në jetë djali me emrin Hamza Arda. Dogan raportohet se lindi në një spital privat në Nişantaşı të Stambollit.