MENU
klinika

Tjetër skandal

Nga përdhunimi te droga, sërish telashe për Ronaldon

04.10.2018 - 17:30

Prej ditësh, Cristiano Ronaldo është përfshirë në sulmet e një 34-vjeçareje që pretendon se është përdhunuar nga portugezi. Por ndërsa kjo ngjarje mbetet e hapur pavarësisht deklaratave mohuese nga lojtari i Juventusit, tashmë mediat ka zbuluar një tjetër detaj të errët që e përfshin Ronaldon.

Bëhet fjalë për babain e Georgina-s, vjehrri i 33-vjeçarit rezulton se është një ish-dënuar për trafik droge.

Horge Rodrigez ka kaluar 10 vjet prapa hekurave në tre burgje të ndryshme të Spanjës. Aktualisht 69-vjeçari jeton në Argjentinë.

Edhe pse në kohën kur babai i të dashurës së portugezit ka qenë në burg, Ronaldo nuk ka pasur lidhje me bukuroshe, sërish për mediat ky është një detaj i errët për portugezin dhe në vazhdën e akuzave për përdhunim nuk kanë ngurruar aspak ta bëjnë publik si lajm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN