MENU
klinika

Vrasja e ekstremistit grek

Ngjarja në Bularat/ Mediat greke: Shqiptarët duan kokë turku

28.10.2018 - 16:45

Incidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat, ku Kostandinos Kaçifa hapi zjarr ndaj policisë, padyshim ka shtuar tensionet mes dy vendeve.

Autoritetet përkatëse kanë zgjedhur të heshtin, duke u matur mirë në deklaratat që do të mbajnë, teksa qëndrimi i medias është mjaft i qartë.

Bularat, qëllon me armë ndaj policisë dhe terrorizon banorët”, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat shqiptare ditën e sotme.

Por çfarë shkruajnë mediat greke për këtë incident?

Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

kolana e librave

Në artikull shkruhet se: “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”.

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”.

Padyshim qëndrimi i mediave greke është i njëjtë, madje ato i kanë bërë thirrje edhe autoriteteve diplomatike të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen.