Menu

Mësojeni!

Ngjyra e zbehtë e fytyrës shkaktohet nga…

11.10.2018

Dehidrimi

Dehidrimi mund të ndodhë nëse nuk pini sa duhet ose humbisni shumë lëngje. Atëherë presioni i gjakut bie dhe sistemi juaj nervor nuk mund ta kontrollojë mirë, gjë që mund t’iu bëjë të dukeni të lodhur. Kjo është arsyeja pse duhet konsumuar shumë ujë, sidomos kur është nxehtë jashtë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Po si ta kuptojmë se kur duhet të konsumojmë më shumë ujë?

Një mënyrë e mirë për t’u siguruar nëse keni marrë mjaftueshëm ujë është ngjyra e urinës. Nëse është ngjyrë e errët atëherë duhet të pini më tepër ujë.

Aritmi

Kjo do të thotë që zemra juaj ka rrahje të parregullta. Kjo ndonjëherë ngadalëson rrjedhën dhe sasinë e gjakut në trurin tuaj, gjë që mund t’iu bëjë të humbisni ngjyrën e fytyrës dhe shfaqjen e zbehtësisë.

Mund të jetë simptoma e parë ose e vetme e dukshme e problemit. Konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj nëse dyshoni për aritminë sepse mund të jetë një shenjë e një problemi serioz të zemrës që ka nevojë për trajtim.

Mbajtja e frymës te fëmijët pasi qajnë shumë

Kjo ndodh kryesisht te fëmijët e moshave 6 muaj dhe 5 vjet. Ata qajnë shumë dhe shpesh e zgjasin të qarën pasi e kanë akoma të papjekur përgjigjen automatike për oksigjenin në tru. Ata mund të shndërrohen në ngjyrë blu, të kalojnë rreth një minutë dhe të duken të hutuar pas kësaj. Ngjyra e fytyrës bëhet më pas e zbehtë. Ata nuk e bëjnë këtë me qëllim dhe kjo nuk është “mekja” që njihet në gjuhën popullore.

Është një refleks që ata nuk mund ta kontrollojnë. Megjithëse është e frikshme për ta parë në fillim, nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe mund të ndodhë edhe në mënyrë të përsëritur.

Zbehja nga frika

Kjo gjithashtu ndodh kryesisht te fëmijët e vegjël. Një frikë e papritur ose dhimbje bën që zemra të ndalet për disa sekonda.

Pa asnjë tingull, një fëmijë mund të hapë gojën para se të kthehet shumë i zbehtë dhe të kalojë për rreth një minutë.

Një gjë e tillë ndodh ndonjëherë pasi fëmija juaj lëndohet. Nuk është vetëdëmtimi që shkakton këtë përgjigje automatike, por fakti që fëmija juaj është i shokuar nga kjo gjë e papritur që ka ndodhur.

Sheqeri i ulët në gjak

Termi mjekësor është hipoglicemia. Mund t’iu bëjë të trullosur, të tronditur, të lodhur, të hutuar dhe të keni një vizion të turbullt. Zakonisht mund ta ndreqësh problemin nëse merr pak gram glukozë nga një karamele.

Diabet

Sheqeri i lartë i gjakut nga diabeti mund të dëmtojë nervat në trupin tuaj që ndihmojnë në mbajtjen e tensionit të gjakut të qëndrueshëm. Kjo mund të çojë në presion të ulët të gjakut që ju bën të dukeni të zbehtë.

Medikamentet

Disa ilaçe, si medikamentet që përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe ilaçet kundër depresionit, ndikojnë në mënyrën se si veprojnë zemra dhe enët e gjakut. Kjo mund të ulë shumë presionin tuaj të gjakut dhe t’iu bëjë të dukeni të zbehtë. Insulina përdoret për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, kur keni diabet.

Konvulsionet

Është një ndryshim i papritur në sinjalet normale të trurit. Disa simptoma, si sytë që rrokullisen mbrapa dhe lëvizjet e pakontrolluara, mund të jenë të ngjashme me mbajtjen e frymëmarrjes. Dallimi është se konvulsionet iu bëjnë të pandërgjegjshëm për minuta, jo sekonda, dhe mund t’iu bëjë të urinoni dhe defekoni pa kontroll dhe gjithashtu të zbeheni.

Ngritja e menjëhershme në këmbë nga pozicioni shtrirë

Nëse jeni të zbehur kur ngriheni, mund të keni një gjendje të quajtur sindromi postakardik i takikardisë ortostatike. Mund të ndiheni të sëmurë, të trullosur, të lëkundur ose të djersitur. Mund t’iu ndihmojë nëse pini shumë lëngje, të kufizoni kafeinën dhe alkoolin dhe të përpiqeni të ngriheni më ngadalë. Mjeku juaj mund të sugjerojë ilaçe për ta trajtuar atë.

Problemet e Zemrës

Muskujt e dëmtuar të zemrës, enët e gjakut të bllokuara ose të ngushta (sëmundjet koronare të zemrës) dhe lloje të tjera të pathollogjive të saj mund të ndalojnë gjakun e mjaftueshëm të ngarkuar me oksigjen, që të shkojë në tru dhe ju do të dukeni të zbehtë.

Kjo mund të ndodhë pa paralajmërim, nganjëherë në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe prej disa javësh. Konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë nëse dyshoni për këtë apo nëse keni dhimbje gjoksi, aritmi, lodhje ose simptoma të tjera.

Marrja frymë shpejt ose hiperventilimi

Ndjeni sikur nuk mund të merrni ajër mjaftueshëm, kështu që ju filloni të merrni frymë më shpejt. Megjithëse është e paqartë se pse, kjo i bën enët e gjakut rreth trurit tuaj të tkurren, gjë që kufizon oksigjenin dhe ju bën të lodhur dhe të zbehtë.

Kolla e fortë dhe e zgjatur

Sidomos në qoftë se është e thellë dhe nuk mund të ndalet, mund të parandalojë gjakun tuaj që të marrë oksigjen të mjaftueshëm, gjë që mund t’iu bëjë të dobët dhe të zbehtë. Është më e zakonshme te foshnjat me pertusis, por kjo mund të ndodhë me këdo.

Astma, e cila e bën më të vështirë frymëmarrjen, mund të ketë efekt të njëjtë. Shkoni në një spital menjëherë nëse keni një krizë të rëndë të astmës ose kollë të fortë që nuk iu ndalon dhe nuk e qetësoni dot në kushte shtëpie.

Pirja e alkoolit

Kjo shkakton që enët e gjakut të zgjerohen, gjë që mund të çojë në uljen e presionit të gjakut dhe zbehtësi në lëkurë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN