MENU
klinika

Studim

“Ngrohja globale do të rrisë problemet e shëndetit mendor!”

10.10.2018 - 17:32

Problemet e shëndetit mendor janë një nga problemet më madhore me të cilat po përballet sot shëndeti publik në tërësi.

Sipas ekspertëve, një numër shkaqesh kanë ndikuar në këtë rritje të problemeve të shëndetit mendor, por ajo që po tërheq vëmendjen e tyre ka të bëjë pikërisht me ngrohjen globale.

Problemet e shëndetit mendor do të rriten me rritjen e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike”, paralajmëron një studim i ri.

Në fakt, përveç këtij studimi, dyshimet mbi ndikimin që ka ngrohja globale në shëndetin mendor ka qenë studiuar edhe më parë kur ky fenomen ishte përfshirë në faktorët e riskut të popullatës në botë.

Hulumtuesit thanë se gjatë pesë viteve të fundit, rritja e temperaturës mesatare prej 1 gradë Celsius (1.8 gradë Fahrenheit) është shoqëruar me norma më të larta të problemeve të shëndetit mendor, njoftoi CNN.

Studimi u botua në një revistë shumë prestigjoze të Akademisë Kombëtare të Shkencave.

“Ne nuk e dimë saktësisht se përse temperaturat e larta ose temperaturat në rritje të prodhojnë probleme të shëndetit mendor, mekanizmi akoma nuk është studiuar siç duhet”, tha për CNN autori kryesor Nick Obradovich, një shkencëtar hulumtimi në Media Lab të Institutit të Teknologjisë të Massachusetts.

“Por, janë hedhur disa teori si për shembull, mos është gjumi i dobët për shkak të temperaturës së lartë shkaktari që prodhon probleme të shëndetit mendor? Ne duhet të bëjmë shumë punë për të kuptuar saktësisht se çfarë po e shkakton atë”, tha Obradovich.

Ajo që vërehet sot ka të bëjë edhe me një fakt tjetër. Sot ne shohim gjithmonë e më shumë raste të problemeve mendore në moshat e vogla, aq sa sot flitet edhe për epidemi të problemeve të shëndetit mendor në moshat fëminore.

Për studimin, ekspertët krahasuan të dhënat e vetë-raportuara të shëndetit mendor nga gati 2 milion amerikanë dhe këto u analizuan edhe me të dhëna të motit të përditshëm të marra nga viti 2002 – 2012, njoftoi CNN.

Në studim, ata që janë më të ndjeshëm ndaj problemeve të shëndetit mendor të shkaktuar nga temperaturat në rritje, përfshinin njerëzit me sëmundje të shëndetit mendor ekzistues, ata me të ardhura më të ulëta dhe gratë.

Ai vuri në dukje se njerëzit mund të përjetojnë stres dhe dëshpërim pasi qeveritë dhe industria nuk reagojnë me ritmin e rekomanduar nga vlerësimet e shumta shkencore.